LAJMI I FUNDIT:

Kotzias mbërrin në Tiranë

Kotzias mbërrin në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërriti në mesditë në Tiranë, në një takim kokë më kokë me homologun shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Kjo vizitë vjen thuajse dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Ilir Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

Ndërkohë, ende mungon data e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Tiranë, vizitë në të cilën kryeministri Rama ka deklaruara se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.


E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh.

Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Kotzias vjen në Tiranë për një vizitë disaorëshe, pasi destinacioni i tij është Vjena, ku do të diskutohet me palën maqedonase për emrin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori