LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria e Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt, nën drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e ekzekutivit që nga largimi i Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.

Para mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj nga ora 09:00 do të marrë pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit.