Shkencëtari i njohur ka vuajtur nga sëmundja e rëndë, mirëpo ajo nuk e ka penguar që të ketë trashëgimtarë.
Stephen Hawking ka vuajtur nga skleroza amiotrofike laterale, e cila është e njohur si sëmundje e Lou Gehrig’s apo ALS, e cila i është diagnostikuar kur i ka qenë 21 vjeç.
Sëmundja ka avancuar me kalimin e viteve, mirëpo para se të humbte lëvizshmërinë në pjesën e poshtme të trupit për shkak të sëmundjes, ai ka qenë i aftë të ketë fëmijë, transmeton Telegrafi.
Skleroza amiotrofike laterale është sëmundje e cila shkakton vdekjen e qelizave nervore si edhe të qelizave të palcës kurrizore, e cila pengon lëvizjet e muskujve.
Si edhe te rasti i Stephen Hawkingut, sëmundja mund të avancojë ngadalë madje me vite të tëra. Paraliza e plotë shfaqet në fazat e zhvillimit të ALS-së.
Edhe pse ka pasur vështirësi në ecje dhe nuk ka mundur të flasë pa probleme, Hawking është martuar në vitin 1965 dhe i ka lindur djali i madh në vitin 1967.
Viteve të tjera, lëvizshmëria e tij është zvogëluar në mënyrë rapide, deri në pikën ku më nuk ka mundur të lëvizë pa paterica dhe nuk ka mundur më të shkruajë.
Fëmija i tij i dytë, vajzë, i ka lindur në këtë periudhë, në vitin 1970. Pothuajse një decenie më vonë, kur aftësitë verbale të Stephenit kanë qenë shumë të vogla si edhe lëvizjet, i ka lindur fëmija i tretë, djalë, në vitin 1979.
Me gjithë thashethemet që fëmija i tij i tretë nuk është i tij, bashkëshortja Jane kurrë nuk pranuar se fëmija nuk është i tij.
E ëma e shkencëtarit edhe vetë ka shfaqur dyshimin duke e pyetur Janen kur kishin qenë vetëm a është ky fëmijë nip i saj, ajo i është përgjigjur që fëmija është vetëm i Stephenit.
Nga atëherë gjendja e tij në mënyrë rapide është përkeqësuar derisa në fazën e fundit të ALS-së ka pasur probleme me frymëmarrjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje