Ministri i Zhvillimit Ekonomik , Valdrin Lluka, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, kanë vizituar kompaninë Gjirafa, ku janë takuar me themeluesin e kësaj kompanie Mergim Cahani.
Me këtë rast ministri Lluka tha se investimi në teknologji siguron zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, si dhe hapje të vendeve të punës.
“Jemi duke shikuar disa forma të bashkëpunimit që si Qeveri si mund të ndihmojmë sektorit privat në fushën që punon Gjirafa.com. Kemi gjetur disa mundësi të mira se si sektori publik do t’i ndihmojë në sektorin privat, por edhe sektori publik përfiton nga thithja e taksave nga zhvillimi i kompanive, por gjithashtu edhe nga shërbimet që vijnë nga ky sektor”, ka thënë ministri Lluka.
Ai ka theksuar se kompanitë e këtij lloji ndihmojnë për të mirë në imazhin e Kosovës, duke treguar kështu ide kreative që i bashkohen tregut më të ri digjital në botë.
“Është krenari të shohim një kompani të tillë me një përmasë kaq të madhe që ta kemi lider në botë sidomos tek avancimi i gjuhës shqipe, rregullimi i gjuhës shqipe dhe kërkimi që bëhet përmes gjuhës shqipe. Interesi jonë është kërkimi dhe avancimi në gjuhën shqipe”, tha ministri i MZHE-së Valdrin Lluka.
Kurse, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se Qeveria ka për qëllim kryesor mbështetjen e sektorit privat.
“Gjirafa është bërë shembull i ekonomisë digjitale në Kosovë me zhvillimet e saja që ajo po avancon”, ka thënë Beqaj.
Ndërkaq Ministri i Administratës Publike , Mahir Yagqilar, tha se po shikohen mundësit e bashkëpunimit sa më efikas.
Mergim Cahani themelues i kompanisë Gjirafa tha se është kënaqësi të shohësh Qeverinë tek ndihmon sektorin privat.
“Jemi duke u rritur shumë shpejt në Kosovë dhe rajon sidomos nga aspekti i gjuhës shqipe dhe po shikojmë për bashkëpunime të ndryshme se si ta rrisim këtë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës”, ka theksuar Cahani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
RIT Kosovo (A.U.K) organizon Gala Dinner Fundraising- “Support Kosova’s Next Success Story”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë