LAJMI I FUNDIT:

Një emër i madh i muzikës elektronike të shtunën në Prishtinë

Një emër i madh i muzikës elektronike të shtunën në Prishtinë

Zone Club që mban epitetin e klubit të natës më të mirë në Kosovë, nuk ndalet së befasuari.

Listës së gjatë të emrave me famë botërore që performuan në ZoneClub, po i shtohet edhe një emër shumë i madh i muzikës elektronike. Bëhet fjalë për DJ emblematike e cila njihet për rekordin e saj, përkatësisht setin e pandërprerë prej 31 orëve performancë.

tINI (tINI and the Gang), është emri i radhës që për publikun e Zone Club do të mbetet gjatë në mendjen e publikut të kryeqytetit që do të jetë në Zone.


Që nga viti 2003 tINI filloi ngadalë hapat drejt karrierës si DJ, ku me talentin e saj nuk i’u desh shumë që të behëj resident DJ në klube të famshme në Evropë.

Në vitin 2011 karriera e saj arriti majat, ku shtëpia rekorduse Desolat, debutoi me albumin e saj të parë, që shumë shpejt mori mbështetjen e DJ-ve te famshëm botëror duke perfshirë këtu edhe Marco Carola dhe emra të tjerë të mëdhenj të industrisë

Por, tINI në Zone Club këtë të shtunë nuk vjen vetëm. Bashkë me të do përformojnë edhe dy DJ të tjerë, përkatësisht JR nga Berlini dhe Lepaya nga Basel
Zone Club ju fton që me 31 Mars ta vlerësoni vetë talentin e kësaj super vajze dhe ta kaloni një natë që do të përmendet gjatë në Prishtinë.