LAJMI I FUNDIT:

Bëhen të ditura datat e testeve të maturës shtetërore

Bëhen të ditura datat e testeve të maturës shtetërore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, deklaroi sot se këtë vit organizimi i testit do të ndahet në katër regjione, për shkak të menaxhimit sa më të mirë të testit.

“Në ditën e parë të testit nuk do të lejohen telefonat”, tha ai

Ai këto komente i bëri në takimin e Komisionit të Maturës Shtetërore, ku është diskutuar rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018.


Ministri Bytyqi u shpreh bindur se testi i maturës do të ketë rezultate të mira dhe do të administrohet me sukses.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për maturën shtetërore, Fehmi Hysenaj, tha se dizajnimi i testit të maturës do të jetë ndryshe dhe se kalueshmëria është 40 për qind.

Ai tha se telefonat nuk do të lejohen gjatë testimit, madje edhe administratorët e testit nuk do të lejohen të kenë telefona.

“Regjioni i Prizrenit dhe Gjakovës do ta mbajë testin me 30 maj 2018 dhe pjesa e dytë më 7 qershor, Mitrovica dhe Peja më 31 maj dhe pjesa e dytë më 8 qershor. Ferizaj dhe Gjilani më 28 maj dhe pjesa e dytë më 5 qershor, Prishtina më 29 maj, ndërsa testi i dytë më 6 qershor”, tha ai.