LAJMI I FUNDIT:

Çavkov, Mukoski dhe Vasilevski do të dalin nga burgu i Shutkës

Çavkov, Mukoski dhe Vasilevski do të dalin nga burgu i Shutkës

Deputetët Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavko, si dhe të punësuarit në MPB Mitko Peshev, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Munir Pepiq do të dalin nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës së Lartë dhe do të qëndrojnë në burg shtëpiak.

Deputetëve Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimoveski ju hiqet masa e burgut shtëpiak dhe ju zëvendësohet me masën e përkujdesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I njëjti vendim është marrë edhe për operistin Igor Durllovskin si dhe Elena Bozhinovska. Ata do të duhet të paraqiten një herë në javë në Gjykatën Themelore në vendin ku jetojnë.

Në paraburgim mbeten anëtarët e shoqatës patriotike nga Velesi, Gorançe Angjellov dhe Ilija Sllaveski.

Ndërsa Gjykata e Lartë vendosi që të dyshuarve Sasho Markovski, M.M dhe S.M t’u mbetet masa e burgut shtëpiak./Telegrafi/