LAJMI I FUNDIT:

Serbët nuk e duan anëtarësimin në NATO, tregojnë se “pse NATO e sulmoi Serbinë më 1999”

Serbët nuk e duan anëtarësimin në NATO, tregojnë se “pse NATO e sulmoi Serbinë më 1999”

Sipas një sondazhi të kryer në prag të 19 vjetorit të bombardimit të forcave ushtarake serbe nga aleanca e NATO-s, 84 për qind e qytetarëve të Serbisë e kundërshtojnë anëtarësimin në NATO.

Ky sondazh i kryer nga organizata joqeveritare e quajtur Instituti për Çështje Evropiane, po ashtu ka nxjerrë në pah se 62 për qind e serbëve nuk do te pranonin kërkim faljen e NATO-s për ndërhyrjen e vitit 1999.

Përderisa një e treta nuk do të pranonin kërkim falje, 7 për qind e tyre u shfaqën të pa vendosur në këtë pyetje.


Rreth 10 për qind janë pro anëtarësimit në NATO, kurse 6 për qind nuk janë të vendosur sa i përket bashkimit me aleancën veri-atlantike.

Siç raporton b92, në pyetjen se çka shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s, 17 për qind thanë se kjo erdhi nga politikat e Slobodan Milosheviqit, 15.2 për qind ishin të mendimit se ndërhyrja erdhi për shkak të interesave të SHBA-së dhe Perëndimit, kurse 12.6 për qind thanë se kjo u bë “që serbët etnikisht të pastrohen nga Kosova”.

Dy të tretat e qytetarëve kundërshtojnë çdo lloj të bashkëpunimit në mes të Serbisë dhe NATO-s, kurse 26 për qind e të anketuarve- kryesisht më të edukuar, e mbështesin bashkëpunimin.

Sondazhi u realizua në datat 16-20 mars, me pjesëmarrjen e 1 mijë e 203 serbëve nga i gjithë vendi. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori