LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim eksplozivi në Burrel

Shpërthim eksplozivi në Burrel

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Partizani” në Burrel.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.


Mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur një lokali që ndodhet në katin e parë të një banese dy katëshe, shkruan Top Channel.

Policia ka arritur në vendngjarje dha ka nisur hetimet për arsyet e mundshme dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje tre persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. /Telegrafi/