LAJMI I FUNDIT:

Raufi: Rasti Monstra do të ketë epilog të njejtë me rastin Sopoti

Raufi: Rasti Monstra do të ketë epilog të njejtë me rastin Sopoti

Avokati Naser Raufi parashikon epilog të rastit Monstra sikurse për rastin Sopoti. Pret që në pesë ose gjashtë seancat e para gjyqësore të ketë epilog i cili do të jetë tërheqje e tërësishme e akuzës.

Raufi gjatë emisionit VOX në televizionin Shenja tha se Prokuroria Speciale do të nxjerrë edhe autorët e vërtetë të rastit me ndihmën e dëshmitarit të koduar i cili ka folur gjatë procesit fillestar gjyqësor.


“Vetë identifikimi i këtij personi do ta zbardh rastin se mendoj që ky person më në fund do të bashkëpunojë me PSP-në dhe do ta tregojë të gjithë montimin…Por mendoj që deri tani nuk e din identitetin e këtij personi të koduar, mendoj që pritet ligji për dëshmitarin e koduar, ndryshimet e ligjit, dhe në atë stadium pasi të kalojë ky ligj mendoj se me vetë identitetin, pa marrë parasysh po flas hipotetikisht edhe të mos jetë ky ligj, PSP duhet ta dijë identitetin e këtij personi patjetër, por jo vetëm PSP por edhe trupi gjykues”

Raufi si mundësi veprimi për PSP-në e shef bashkëpunimin edhe me trupin gjykues, i cili e ka të njohur identitetin e dëshmitarit të koduar. Raufi thotë se doemos identitetin e këtij personi duhet ta dijë edhe Prokuroria Speciale pasi që ka gjasa që ai njeri të jetë figurë kompromituese ose pjesëtar i shërbimit sekret dhe ngjashëm, dhe pa u zbuluar profili i tij, nuk ka kuptim as hulumtimi i mëtejmë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori