LAJMI I FUNDIT:

I ftohti i papritur në Maqedoni, dëmtoi dhe rrezikon sasinë e pemëve (Video)

I ftohti i papritur në Maqedoni, dëmtoi dhe rrezikon sasinë e pemëve (Video)

I ftohti që kaploi vendin ditëve të fundit ka dëmtuar disa pemë. Moti i tillë mund të rrezikojë sasinë e pemëve por jo edhe cilësinë dhe shijen e tyre. Kështu vlerëson profesori i pemtarisë Marjan Kiprijanovski. Ai thotë se bimët tani gjenden në periudhën e vegjetacionit dhe varësisht prej llojit të tyre dhe kohëzgjatjes së temperaturave të ulëta, varet edhe shkalla e dëmtimit të tyre.

“Jo për shkak se këto temperatura mund të shkaktojnë plenim të dobët apo rënie të frytit, do të thotë mund të ndodhë të mos ngrijnë sythet por për shkak të temperaturve të ulëta dhe borës mund të ndodhë vetëm plenimi i dobët i sytheve ndërsa kjo do të thotë fekondim i dobët dhe arsye indirekte për ulje të natyrës së pemëve. Sa i përket cilësisë së fryteve është veç më tjetër temë që faktorë tjerë ndikojnë gjatë periudhës së vegjetacionit, kështu që temperaturat e ulëta nuk do të ndikojnë në cilësinë e pemëve as në shije”, u shpreh Marjan Kiprijanovski, profesor i pemëtarisë.

Kiprijanovski theksoi se përballueshmëria e fryteve varet edhe nga periudha e zhvillimit në të cilën janë pemët, ndërsa nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave bëjnë të ditur se janë në ndjekje të vazhdueshme të parashikimit të motit me qëllim që të mund të intervenohet në kohë.


“Në mënyrë paralele në bashkëpunim me Drejtorinë për punë hidrometeorologjike, ndiqet parashikimi i motit, me qëllim që në kohë të informohen bujqit dhe të përgatiten për ndërmarrjen e masave preventive. Sipas parashikimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, vala e borës i ka gjetur sythet në periudhë të lulëzimit të plotë ku mund të përballojnë temperatura të ulëta nga -2 deri -3 gradë celsius. Për shkak se temperaturat këto ditë kanë qenë në kufi me shkallën e përballimit, nuk priten dëmtime serioze të fryteve, por vetëm zvogëlimi i sasisë”, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave.

Sipas profesorit, kajsitë janë ndër pemët më të rrezikuara për shkak se ato ndodhen në fazën e lulëzimit dhe në këtë periudhë frytet e tyre janë 98% të mbushura me ujë, ndërsa uji ngrihet edhe në 0 gradë celsius që do të thotë se në temperatura të ulëta frytet e tyre mund të ngrihen. Ai shtoi se për këtë shkak disa fryte të kajsive në zonën e Velesit janë ngrirë, ndërsa kjo mund të shkaktojë mungesë të pemëve që ndikon në çmimin e tyre. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori