Kush nuk ëndërron që sinqerisht të dashurojë? Mirëpo, shumë femra nuk mund t’i qasen dashurisë dhe me këtë rast ato humbin shansin të jenë të lumtura. Kjo frikë mund të mposhtet. Në ç’mënyrë? Le të dominojnë ndjenjat brenda nesh dhe rreth nesh.
Dashurinë e dëshirojmë, e kërkojmë, madje edhe e arrijmë, por nganjëherë ajo edhe na ikën. Shtrohet pyetja përse frikësohemi? Po, sepse dashuria është fuqia e cila mund të na bëjë të lumtur, por mund të na shkaktojë edhe vuajtje të mëdha.
Derisa e kërkojmë dashurinë e parë, shpeshherë përjetojmë përsëri ndjenjat të cilat i kemi pasur si fëmijë ndaj prindërve tanë, transmeton Telegrafi.
Femrat që kanë pasur fëmijëri të lumtur, do të jenë më të sigurta në vetvete. Disa të tjera që më parë do të jenë të gatshme të ballafaqohen me vështirësi.
Me ndihmën tonë, do të mund të arrini të dini se a jeni edhe ju ndër ato femra që keni frikë nga dashuria dhe si mund ta mposhtni këtë frikë.
A frikësoheni nga dashuria?
Nganjëherë frika ndaj dashurisë është e shprehur qartë. Nuk ndjehesh mirë ndaj marrëdhënieve të dashurisë me personin tjetër, madje je e vetëdijshme se po frikësohesh dhe je e pasigurt. Por mund të ndodhë që të jetosh me besimin se me të vërtetë dëshiron të kesh dashuri në jetën tënde. Dashurohesh dhe dëshiron të jesh me të (me dashnorin). Por kurrë nuk ke fat. Gjithnjë të pëlqejnë djemtë e këqij.
Nganjëherë ndodh që ta fillosh lidhjen, por diçka ndodh, bie fjala mosmirëkuptimi, grindja, karakteret e ndryshme etj. Kjo gjë gjithnjë përsëritet, por frika nga dashuria shpjegohet në mënyra të tjera.
Disa femra trashen, të themi ashtu, pa vetëdije. Ky është një mekanizëm i tyre mbrojtës, i cili i mbron nga mundësia e marrëdhënieve intime. Ka femra, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme shprehin besimin e tyre se nuk meritojnë të kenë lumturi, madje në mënyrat më të egra si: përdorin drogë, pinë alkool ose çojnë jetë të parregullt.
Nga rrjedh frika nga dashuria?
Frika nga dashuria në shumicën e rasteve rrjedh nga fëmijëria e hershme, nga marrëdhëniet me prindërit. Me prindërit i kalojmë ditët dhe momentet më të bukura të fëmijërisë dhe format më të ndërlidhura, sepse jemi të varur nga ta.
Nëse marrëdhëniet me prindërit kanë qenë të mira, atëherë me siguri kemi mësuar se dashuria është burimi më i madh i lumturisë. Nëse nëna dhe babai kanë qenë krenarë me vajzën e tyre dhe kanë pasur kujdes të madh ndaj saj, atëherë pa kurrfarë frike presim që edhe të tjerët të na pranojnë duarhapur.
Për fat të keq të gjithë nuk kanë pasur fëmijëri të lumtur. Prindërit e dikujt kanë qenë indiferentë, të larguar nga ndjenjat e fëmijëve të tyre dhe nuk i kanë kushtuar aspak rëndësi edukimit dhe afrimit të fëmijëve, në mënyrë që fëmija ta fitojë vetëbesimin.
Disa fëmijë kanë ndjenjën se u duhet dashuria e dikujt me dëgjueshmërinë dhe sjelljet e tyre (të fëmijëve) të mira. Te disa fëmijë shfaqet frustrimi se nuk po ia arrijnë ta tërheqin vëmendjen e prindërve sado që fëmijët bëjnë përpjekje për ta fituar simpatinë te prindërit e tyre. Në fund, të themi se ka raste kur prindërit i rrahin dhe i maltretojnë vajzat e tyre në vend se t’u dalin krah. Këto femra përjetojnë trauma, etj.
Pra, duhet ta pyesësh veten se çfarë ka qenë fëmijëria jote. A është për ty dashuria gëzim, freski ose kënaqësi, ose është diç për të cilën duhet të luftosh? Apo ndoshta është diçka e rrezikshme që gjithnjë është e lidhur me vuajtjet tua.
Kur ta kuptosh se ku qëndron problemi, e ke bërë hapin e parë në luftën kundër frikës, e cila është pengesë për të pasur lumturi.
Si ta mposhtim frikën?
A është e mundur të mposhtet frika nga dashuria? Po, gjithsesi. Nëse është fjala vetëm për një frikësim të vogël, sepse ty po të ndodhë diçka e re në jetë, diçka e panjohur, do të kesh nevojë për më shumë trimëri, në mënyrë që të lirohesh pakëz dhe t’i përkushtohesh dashurisë. Mirëpo, nëse arsyet e frikës sate bazohen në ndonjë problem tëndin familjar të së kaluarës, ndoshta do të duhet më shumë kohë dhe durim.
Nganjëherë nuk është e lehtë të kuptohen sjelljet personale destruktive pa ndihmën e dikujt. Këtë ndihmë mund ta japin shoqet tuaja të mira ose dikush tjetër nga të rriturit, të cilëve ti u beson, sepse janë me ty. Nëse përvojat tuaja nga e kaluara kanë lënë te ti gjurmë të thella, me këtë rast më së miri do të ishte të kërkosh psikoterapi profesionale. Është me rëndësi të kesh raport të mirë me vetveten, që të bindesh vetë se meriton të jesh e dashuruar.
Po nëse frika ka të bëjë me seksin?
Në fillim gati të gjithë pak a shumë frikësohen, sepse kemi të bëjmë me një përvojë krejtësisht të re. Dashuria trupore në vete ka një fuqi e cila mund të jetë fantastike, por edhe mund të na frikësojë. Nëse është ashtu, atëherë nuk është edhe lehtë të lirohemi plotësisht nga frika.
Dashuria trupore kërkon nga femra të jetë “lakuriqe” para partnerit të saj, por këtu nuk nënkuptojmë vetëm aspektin fizik. Kjo do të thotë se duhet t’i lëmë anash të gjitha maskat dhe të lirohemi, në mënyrë që nga femra të dalë çdo gjë që është në të, madje edhe ndjenjat më të thella.
Është e vërtetë se e gjithë kjo paksa na frikëson. Në mënyrë të pashmangshme e gjithë kjo do të jetë edhe më e vështirë nëse në fëmijëri kemi përjetuar shqetësime e brenga ose nëse përvojat e para seksuale nuk i kanë përmbushur parashikimet tona. Mendo që zbulimi i seksualitetit dhe mundësia e lirimit nga frika për të pasur marrëdhënie intime, të gjitha këto janë të nevojshme të mësohen dhe të përmirësohen vazhdimisht.
Frika dhe hamendja para marrëdhënies seksuale janë normale te femrat e reja. Me kohë këto zbraztësi do të arrish t’i eliminosh dhe më në fund do të triumfosh në këtë drejtim. Nëse ke frikë të madhe, nëse mendon se problemi yt është më i madh, është më së miri t’i drejtohesh psikologut, i cili mund të të ofrojë ndihmë profesionale.
Frika në shtrat
Kur është fjala për seksin, frikësimet e shumta janë si pasojë e papërvojës, prandaj është lehtë edhe të zgjidhen këto probleme. Ja disa shembuj:
Frika nga hera e parë
Kemi të bëjmë me frikën nga dhembjet dhe derdhja e gjakut. Dhembje me të vërtetë femra ka pak, nganjëherë aspak. Nëse femra ka dhembje të mëdha, kjo do të thotë se ajo nuk është lëshuar sa duhet, d.m.th. nuk është liruar nga frika, përkatësisht ajo nuk është e gatshme për një intimitet të tillë. Sa i përket gjakderdhjes, ajo mund të jetë minimale, madje shpeshherë edhe s’ka fare gjakderdhje.
Frika nga shtatzënësia
Duhet të këshillohesh mirë me gjinekologun rreth barnave kontraceptive, në mënyrë që sa më mirë të mbrohesh nga shtatzënësia.
Frika nga sëmundja
Duhet të sillesh mirë dhe me pjekuri të plotë, duhet të përdorësh prezervativa, në mënyrë që të jesh e qetë.
Frika se nuk je mjaft e mirë
Të gjitha femrat kanë frikë se nuk janë mjaft tërheqëse si lakuriqe, se mos u shihen të gjitha të metat e tyre trupore. Duhet të bëhesh ajo që je, injoroje papërvojën. Nëse ai të do, dije se je duke i pëlqyer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj