Donald Trump ishte dyshues që në krye të herës. Ishte pasditja e 6 janarit 2017, dhe për dy orë, presidenti i sapozgjedhur ishte ulur në një sallë konferencash në Trump Tower dhe po dëgjonte udhëheqësit e komunitetit të inteligjencës të SHBA, që e informonin për një dokument të jashtëzakonshëm: një raport që agjencitë e tyre kishin prodhuar, i cili konkludonte se qeveria ruse kishte kryer një fushatë masive e të fshehtë influence, që synonte të dëmtonte sistemin politik në vend dhe ta zgjidhte atë vetë, president të SHBA.
Trumpi e kishte kontrolluar zemërimin e tij gjatë këtij takimi – ndonjëherë duke ngritur pyetje, shprehur dyshime, dhe duke u kapur pas idesë se mund të jetë e gjitha një gënjeshtër, pjesë e ndonjë plani të “Deep State” për të njollosur fitoren e tij ndaj Hillary Clintonit nëntorin e kaluar, si dhe dobësuar autoritetin e tij si president.
Kur shefat e spiunazhit – Drejtori i National Intelligence James Clapper, Drejtori i CIA-s John Brennan, dhe drejtori i NSA Adm. Michael Rogers – u larguan, njëri prej tyre mbeti pas. Drejtori i FBI, James Comey, i la në dorë Trumpit diçka tjetër. Ishte një përmbledhje me dy faqe e raporteve të përgatitur nga një ish spiun i shërbimit të fshehtë britanik, që thoshte se Trump dhe ekipi i fushatës së tij kishin bashkëpunuar në mënyrë aktive me Moskën.
Memot shkruanin se shërbimi i fshehtë rus kishte mbledhur materiale kompromentuese mbi Trumpin, që mund të përdoreshin për ta shantazhuar atë, duke përfshirë edhe një kasetë filmike me Trumpin në sjellje të pahijshme me prostituta, në një dhomë hoteli në Moskë. FBI nuk po ia jepte këtë informacion sepse i besonte raportet, i kish thënë Comey Trumpit. Në fakt, komuniteti i FBI, tha Comey, thjeshtë donte t’ia ofronte informacionin paraprakisht.
Kur u largua Comey, Trumpi ishte i tërbuar. “Eshtë marrëzi”, u tha ndihmësve. Asnjë gjë nuk ishte e vërtetë. Më tej diskutimi u përqëndrua tek arsyet përse Comey e kish bërë kët ëgjë. Krejt papritur, për Trumpin gjithçka mori kuptim. Ai e dinte me saktësi se çfarë ishte.
“Eshtë shantazh”. Ata po e shantazhonin. Comey, pa asnjë dyshim me miratimin e të tjerëve, po përpiqej t’i dërgonte një mesazh. Ata kishin diçka për të.
Trumpi kish parë edhe më herët nga këto gjëra. Sigurisht, mentori i tij i dikurshëm, Roy Cohn – “ndreqësi” i famshëm për banditë dhe të korruptuar – e dinte se si funksiononte. Po kështu dinte edhe paraardhësi më i famshëm i Comeyt, J. Edgar Hoover, i cili në heshtje ua kish bërë të ditur politikanëve dhe të famshmëve, se zotëronte informacione që mund të shkatërronin karrierën e tyre brenda një minute.
Tani, siç e shihte Trumpi, Comey dhe pjesa tjetër po përpiqeshin t’ia bënin atij këtë gjë. Por ai nuk do i lejonte.
Zemërimi i Trumpit atë ditë vendosi tonin për një prej presidencave më të trazuara në historinë e Amerikës. Viti i tij i parë në detyrë do të mbushej me shpërthime zemërimi ndaj armiqve politikë, postime të çuditshme në Tuiter që pa gdhirë, si dhe denoncime të përsëritura ndaj përcjellësve të “lajmeve të rreme”, që sfidonin ndershmërinë e tij, aftësinë e tij, madje edhe qëndrueshmërinë e tij mendore. Një pjesë e kësaj trazire lidhej me hetimet e pandalshëm ndaj sulmit rus kundër zgjedhjeve të 2016 – një temë e cila e tërbonte Trumpin, më shumë se çdo gjë tjetër. Rusia ishte shndërruar në një thirrje grumbullimi për kritikët e tij – mëkati fillestar i presidencës së tij, një skandal që ngrinte pikëpyetje si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për dobësinë e Amerikës në luftën e informacionit. Megjithatë, Trumpi refuzoi të pranojë sulmin e gjerë të Rusisë si një ngjarje me peshë. Në mendjen e tij, çdo hetim për këtë çështje ishte një përpjekje për ta shkatërruar.
Megjithatë, skandali rus shkonte pas në kohë me dekada. Për shumë vite, Trumpi kishte ndjekur marrëveshje biznesi në Rusi, duke vazhduar ta bëjë edhe në muajt e parë të fushatës së tij presidenciale – dhe kjo i jepte ngjyrë mënyrës se si ai do të përballte udhëheqësin autokrat, shtypës dhe të rrezikshëm rus, Vladimir Putin. Rrëfimi Trump-Rusi i kishte rrënjët në përplasjen më të gjerë gjeopolitike të Luftës së Ftohtë, mes SHBA dhe Rusisë, një konflikt që Moskanë vitin 2016 e zhvendosi në hijet kibernetike, për të fituar një avantazh strategjik.
Me Trumpin që nuk ishte në gjendje, ose nuk kishte vullnetin, të merrej me luftën e Putinit ndaj demokracisë amerikane, mbeti në duart e hetuesve qeveritarë dhe gazetarëve që të bashkonin copëzat e gjëzës – një sipërmarrje që do të duheshin vite të përfundohej. Ky libër është një hap i parë. Sido që ta ketë parë Trumpi këtë skandal, një gjë ishte e sigurt: Për të penguar një sulm të ardhshëm, publiku amerikan dhe udhëheqësit e tij duhet të dinin dhe të përballeshin me atë qëkishte ndodhur. Një rrëfim tërësor ishte një domosdoshmëri kombëtare.
Shkëputur nga hyrja e librit: “Ruleta ruse: Historia e fshehtë e luftës së Putinit ndaj Amerikës dhe zgjedhjes së Donald Trump” – Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A