Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Albena Reshitaj, po vazhdon takimet me drejtues dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme amerikane në Washington.
Ministrja Reshitaj është pritur nga drejtuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), kryesuar nga drejtori, Jonathan Nash.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Departamentit të Politikave dhe Vlerësimit, Thomas Kelly, drejtori Menaxhues i Programit të Përkrahjes, James Gerard, Carolyn Wetzel Chen, zv. Drejtore dhe Udhëheqëse e Projektit për Menaxhimin e të dhënave të Mjedisit në Kosovë dhe Jenny Niedinger, zyrtare e Politikave dhe Vlerësimit.
Temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishte definimi i projektit për matjen dhe publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Kosovë.
Ministrja Reshitaj është shprehur e kënaqur që një pjesë e programit të MCC-së është mbështetja për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.
Sipas ministres Reshitaj, kjo mund të arrihet duke nxitur qasjen e bazuar në të dhëna, pasi informacioni i saktë dhe në kohë është thelbësor për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në fushat mjedisore që ndikojnë në realitetin dhe perceptimin e shoqërisë civile.
“Është shumë e rëndësishme, mbështetja që ju do t’i jepni institucionit tonë për të monitoruar dhe raportuar në mënyrë efektive treguesit e përzgjedhur mjedisorë. Ky aktivitet do të forcojë aftësinë e shoqërisë civile për të interpretuar të dhënat dhe për t’u angazhuar në mënyrë produktive në këto çështje”, ka deklaruar ministrja Reshitaj.
Gjithashtu, është thelbësore mbështetja që MCC do t’i japë Agjencisë Kosovare të Mbrojtjes së Mjedisit, përgjegjëse për raportimin e të dhënave mjedisore dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave mjedisore.
Nga ana tjetër udhëheqësit e MCC-së rikonfirmuan mbështetjen e tyre për Kosovën, duke theksuar se bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit, e në veçanti me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit është shumë i rëndësishëm në arritjen e progresit në fushën e mjedisit e në veçanti në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Po ashtu, ata potencuan rëndësinë e matjes dhe transparencës në publikimin e të dhënave për cilësinë e ajrit.
Ministrja Reshitaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Bankës Botërore.
Ajo ka marrë pjesë në konferencën “Qeverisja e tokës në një botë të ndërlidhur”. Ministrja do të këtë edhe takime tjera me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të USAID-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles