Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë këtë vit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për këtë proces.
“Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane kam realizuar takime të shumta bilaterale dhe kam pasur diskutime të shumta lidhur me këtë proces por, duke ditur se ky proces ka procedura vendimmarrëse, nuk mund të flasim për datë të saktë se kur do të ndodhë lëvizja e lirë për qytetarët tanë. Jam optimiste që pas përfundimit të procedurave vendimmarrëse që i përmenda më lart, qytetarët do të lëvizin pa viza brenda vitit 2018”, ka theksuar ajo.
Deliu-Kodra ka vlerësuar se luftimi i krimit dhe korrupsionit është më shumë kriter monitorues, i cili nënkupton se duhet të plotësohet edhe pas liberalizimit të vizave.
“Lidhur me kriterin që ka të bëjë me luftimin e korrupsionit nga ana e institucioneve vendore, konsideroj se janë bërë hapa të konsiderueshëm nga ana e institucioneve tona, por duhet të kemi parasysh se ky kriter është më shumë monitorues, që do të thotë se, edhe pas liberalizimit të vizave, do të kërkohet të kemi luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Deliu-Kodra.
Sipas saj, me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka treguar seriozitet për përmbushjen e kritereve dhe përkushtim për avancimin e rrugës evropiane.
“Kemi pasur një rrugë të gjatë dhe shumë të mundimshme deri në përmbushjen e të gjitha kritereve, gjë që është parë edhe gjatë ditëve e viteve të kaluara, por tanimë shpresoj dhe besoj se kemi përmbushur të gjitha kërkesat lidhur me përfundimin e këtij procesi. Qytetarët tanë do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, kaq gjatë të mohuar”, është shprehur ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?