LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Vuçiq vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Thaçi e Vuçiq vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me lehtësimin e përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të vazhdojnë sot në Bruksel dialogun në nivelin më të lartë politik.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit për relaksimin e raporteve reciproke.

Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe se përparimet në këtë dialog po konsiderohen kushti kyç për të dyja shtetet në rrugëtimin e tyre integrues evropian.


Me Strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian vetëm sa u ka përsëritur si Kosovës ashtu edhe Serbisë, domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt proceseve integruese.

Një marrëveshje e tillë, është parashikuar të arrihet gjatë vitit 2019.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë, një ditë para këtij takimi, theksoi se nuk pret ndonjë mrekulli nga ky takim, por rritje të përgjegjësive dhe angazhimeve.

“Pres vazhdimësi të këtij procesi, nuk pres ndonjë mrekulli, por shoh një rritje të përgjegjësive dhe angazhimeve nga zonja Mogherini që normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve tona Kosovës dhe Serbisë të hyjë në një fazë të re, të hyjë në fazën finale, të arrihet një marrëveshje historike që do të nënkuptonte përmbylljen e të gjitha kapitujve mund të them të errësirës, konflikteve e problemeve dhe hapjen e kapitujve të bashkëpunimit të mirëkuptimit të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit”, thotë Thaçi.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar këto ditë se shteti i tij është i gatshëm për kompromis për çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Për ne, pengesa më e vështirë në rrugën drejt Evropës është në të vërtetë situata mbi Kosovën dhe për këtë arsye, Serbia është e gatshme të flasë për kompromise të mundshme”, ka deklaruar Vuçiq.

Kohë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati kërkuar nga të gjitha instancat politike në vend krijimin e një Ekipi të Unitetit në Kosovë për fazën e re të dialogut me Serbinë.

Ai kishte deklaruar se çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, kjo fazë e dialogut, në Prishtinë shihet si pjesa finale e negociatave, të cilat po zhvillohen në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet.

Fillimisht, bisedimet nisën me takimet në nivelin teknik në mars të vitit 2011. Por, ndërkohë, po me lehtësimin e Brukselit, u iniciuan edhe takimet në nivelet më të larta politike.

Ndër marrëveshjet e para ka qenë ajo për Menaxhimin e integruar të kufirit apo për lëvizjen e lirë.

Kosova dhe Serbia, ndërkaq kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila, ndër tjera, parasheh edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Krahas asaj marrëveshje, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar edhe marrëveshje tjera, si atë për energjinë, lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave universitare, atë për tabelat e automjeteve, marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufirit e të tjera. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori