Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, i votuar dje në Kuvendin e Kosovës është një tullë në rrugën drejt Bashkimit Evropian që do të lehtësojë edhe punën e bizneseve kosovare që të jenë prezent në tregjet e BE-së.
Kështu ka thënë Luigi Brusa, shef i sektorit për bashkëpunim nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë diskutimit të projektit “Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Direktiva e Shërbimeve të BE-së”.
“Sot është një ditë e rëndësishme sepse dje demarkimi i kufirit është demarkuar pra urime. Kjo është një tullë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe në këtë rast të veçantë për liberalizimin e vizave. Po flasim për kufijtë fizik. Kufijtë fizik siç e dini siç e pamë dje duhet të pajtohen të dakordohen por ka kufi të cilët duhet të minimizohen dhe mundësisht të shkatërrohen dhe këtë janë kufijtë administrativ që janë në vështirësi shpesh herë për operatorët ekonomik në veçanti për ata që veprojnë në fushën e shërbimeve. Marrëveshja MSA-ja që është një kontratë e gjatë mes shumë detaje të mëdha dhe të vogla dhe një nga këto detaje dhe një nga këto rregulla që duhet të zbatohet ka të bëjë me lëvizjen e lirë. Lëvizje të lirë të operatoreve të shërbimeve”, tha Brusa.
Ai po ashtu ka thënë se edhe legjislacioni i përgatitur nga pala kosovare ka bërë që operatorëve ekonomik t’iu mundësohet atyre zmadhimi i tregut në Bashkimin Evropian.
“Nëse, procesi i hyrjes në BE do të vazhdojë në mënyrë të shpejtë do të thotë që operatorët e Kosovës do të kenë qasje në tregun e BE-së ku më shumë se 500 milionë konsumatorë blejnë produkte edhe kosovare dhe do të kenë qasje në këtë treg të madh”, tha Brusa.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka thënë se pjesa më e rëndësishme e projektit ishte aktiviteti i shqyrtimit të legjislacionit sektorial i cili rregullon qasjen në shërbimet individuale dhe ushtrimin e tyre duke shtuar se përfitimet janë të mëdha.
“Përfitimet e këtij shqyrtimi janë jashtëzakonisht të mëdha. Kjo ka shpie në shqyrtimin e legjislacionit dhe në përgatitjen e planit të veprimit për ndryshimet e tij ashtu që të arrihen përfitimet e plota nga implementimin i direktivës së BE-së që janë rregulla me marrëveshjen MSA-së. Ky projekt ishte një test i vërtetëpër procesin e ardhshme drejt anëtarësimit dhe ofron një mësim shumë të çmuar të mësuar nga administrata e Kosovës”, tha Thaçi.
Jeton Karaqica, drejtor për ekonomi dhe treg të brendshëm nga Ministria e Integrimeve ka thënë se Kosova ka vendosur një bazë të mirë ligjore dhe ka bërë një hap të mirë por ka ende punë për t’u bërë në konsolidim të sektorit të shërbimeve në përgjithësi.
“E para në ndërtim të kapaciteteve për zbatim efektiv të MSA-së dhe rrjedhimisht për ecje përpara në procesin e integrimit. Dhe e dyta për të rritur përpjekjet për përafrim ligjor në kuadër të këtij procesi. Mesazhi kryesor prej anës sonë është që kush do të përfitonte prej zhvillimit të kësaj fushe duhet thënë patjetër që janë dy përfitues të mëdha kryesor. I pari është bizneset, për shkak se ky proces thjeshtëson procedurat e të bërit biznes edhe përfituesi dytë është qytetari”, tha Karaqica.
Sytrime Dervisholli nga MTI, ka thënë se Kosova ka performuar vazhdimisht nga viti 2004 me një bilanc tregtar pozitiv në sektorin e shërbimeve.
Sipas saj viteve të fundit eksporti i shërbimeve ka tejkaluar mbi një miliard euro për çdo vit. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës