LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i EPP-së: Miratimi i demarkacionit, një hap përpara drejt perspektivës së BE-së

Kryetari i EPP-së: Miratimi i demarkacionit, një hap përpara drejt perspektivës së BE-së

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul ka përshëndetur kalimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Daul përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është një hap përpara i Kosovës drejt BE-së.

“Unë e përshëndes ngrohtësisht miratimin në Parlamentin e Kosovës të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si një hap përpara drejt perspektivës së BE-së”, ka shkruar Daul.


Daul po ashtu ka përgëzuar deputetët e LDK-së dhe kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën për siç ka thënë ai mbështetjen e vazhdueshme për kalimin e kësaj marrëveshje.

“Unë e përgëzoj partinë tonë, deputetët e LDK-së dhe kryetarin Isa Mustafa për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përgjegjshme për iniciativën dhe për vënien e interesave të vendit në rend të parë. Edhe një herë dënoj të gjitha mjetet jodemokratike të përdorura nga partitë e tjera. Gazi lotsjellës nuk ka asgjë për të bërë në një parlament!”, ka shkruar Daul. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori