LAJMI I FUNDIT:

Deputeti që anuloi udhëtimin në Gjermani për shkak të demarkacionit

Deputeti që anuloi udhëtimin në Gjermani për shkak të demarkacionit

Deputeti nga radhët e Partisë së Ashkanlive për Integrim, Hetem Arifi, përmes një deklarate për media, ka treguar se ka anuluar udhëtimin e tij për në Gjermani, ku siç ka thënë Arifi e ka djalin për trajtim mjekësor.

“Unë Hetem Arifi deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovë nga radhët e Partisë të Ashkanlive për Integrim, dje kam rezervuar një biletë aeroplani me relacion Prishtinë – Dussedorf për ditën e sotit që të udhëtoj në ora 17:00 h. Qëllimi i udhëtimit tim ishte të jem prezent në trajtimin mjekësor të djalit tim në Gjermani. Pas përfundimit të debatit dje në Kuvend , deri në orët e vona të mbrëmjes, kam menduar dhe shpresuar që sot do të kemi vetëm votimin, duke e ditur që debati dje është përfunduar. Por sot ndodhi një situatë ndryshe, jo e mire, siç po e shini të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë deputeti Arifi.

Arifi ka treguar se ka anuluar udhëtimin e tij për shkak të votimit për demarkacionin.


Sipas Arifit lëvizja e lirë e tyre dhe proceset e Kosovës janë më të rëndësishme.

“Unë kam vendosur të jem besnik ndaj votuesve të mi, kam vendosur të anuloj udhëtimin tim ,edhe pse birin tim e dua shumë dhe i dëshiroj shërim, por qytetarët e Kosovës, lëvizja e lirë e tyre dhe proceset e Kosovës janë më të rëndësishme. Demarkacioni dua të votoj PRO që Kosovës të i hapen rrugë drejt liberalizimit vizave”, ka thënë Arifi, i cili i ka publikuar edhe biletat dhe faturën ku djali i tij është në trajtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori