Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se referuar situatës dhe rrethanave të krijuara pas pengimit të mbajtjes së seancës parlamentare, duke hedhur për herën e tretë gaz lotsjellës nga deputet të caktuar brenda në seancë, bazuar ne vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Policia ka ndërmarrë veprime profesionale për zbrazjen dhe kontrollimin e sallës së Kuvendit.
“Fillimisht Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve të sajë të autorizuar për punë brenda në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët që në mënyrë të drejtë, vullnetare të dalin nga salla e Kuvendit ashtu siç kërkohej me vendim të kryesisë së Kuvendit të RKS-së”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, sipas policisë, një gjë e tillë për lirimin e sallës së Kuvendit është refuzuar nga disa deputetë, Policia e Kosovës është detyruar që të veprojë për zhvendosjen, e deputetëve nga salla, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
“Po ashtu bazuar në urdhëresën e Prokurorisë, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici pesë (5) persona, deputet të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit”.
“Për sqarim të opinionit Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja, duke përfshirë edhe arrestimet e bëra i realizon vetëm me urdhëresë të prokurorit kompetent, e jo të ndonjë institucioni tjetër”.
Në njoftim thuhet se “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP