Ka përfunduar seanca maratonike e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte ratifikimi i Projektligjit të demarkacionit me Malin e Zi, kurse votimi për këtë dokument do të bëhet të mërkurën (sot) në orën 11:00.
Pas mbylljes së debatit parlamentar lidhur me këtë marrëveshje kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbyllur seancën duke caktuar vazhdimin e saj për të mërkurën në orën 11:00, ku do të votohet për këtë Projektligj, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 69 deputetë, kurse për votimin e këtij dokumenti nevojiten 2/3 e votave të 120 deputetëve të Kuvendit.
Seanca, e cila nisi të martën në orën 16:00 ka përfunduar pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit shprehen mendimet e tyre rreth kësaj teme.
Pak para shpalljes së vendimit për përfundim të kësaj seance, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është konsultuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e GP-së të PDK-së, Memli Krasniqin, nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën, shefin e GP-së të LDK-së, Avdullah Hotin, dhe dy zv/kryeministrat Enver Hoxhaj dhe Fatmir Limajn.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që ta votojnë këtë marrëveshje.
Duke i kërkuar VV-së dhe Grupit të pavarurve që të votojnë pro demarkacionit, Haradinaj ka thënë se këtë raporti i Komisionit Shtetëror është materie e këtij vendi, që mund të jetë baza për korrigjim, ndërsa i ka lutur që ta ndihmojnë në emër të mundësisë së korrigjimit dhe të banorëve të zonës së Rugovës.
Nga 69 deputetë të pranishëm në sallë, 46 deputetë kanë votuar që seanca të mbahet të mërkurën në orën 11:00.
Kujtojmë se seancën e sotme e kanë bojkotuar deputetët e Listës Serbe, ndërkaq ka munguar edhe deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi për shkaqe shëndetësore.
Telegrafi ka raportuar më herët se nuk do të ketë votim të demarkacionit sonte pasi që mungojnë votat e duhura.
Për ratifikimin e kësaj marrëveshje nevojiten 80 vota nga 120 deputetët e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025