LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje Bilen Saliji, Ministër i drejtësisë në Maqedoni (Video)

Jep dorëheqje Bilen Saliji, Ministër i drejtësisë në Maqedoni (Video)

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqje.

Saliji ka thënë se jep dorëheqje për arsye të rastit të Almir Aliut dhe se është lëkundur besimi në gjyqësinë në Maqedoni. Saliji ka thënë se dorëheqja nuk vjen si akt i dështimit e as presionit por si akt për të sensibilizuar opinionin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai ka thënë se një vizioni i kësaj qeverie është ”shoqëri për të gjithë”


”Angazhimi primar i kësaj qeverie është që gjyqësori të ecë në këtë rrugëtim drejt vende evropiane. Duhet të jemi të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm. Kur u betuam në mënyrë solemne u zotuam se do të kthejmë besimin e qytetarëve. Vendimi kontrovers për rikualifikimin e veprës ”Almiri” lëkundi besimin tim. Unë, përshkak të lëkundjes së këtij besimi, ndjej obligim moral të jap dorëheqje, jo si akt i dështimit e as presionit por si akt që besojë se do të jetë sensibilizues edhe më i madh i vëmendjes së institucioneve por edhe gjithë shoqërisë” tha para gazetarëve Saliji.

Saliji në fund falemnderoi bashkëpunëtorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori