LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Për demarkacionin të gjithë mund të supozojmë, por ekspert s’jemi

Limaj: Për demarkacionin të gjithë mund të supozojmë, por ekspert s’jemi

Kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka deklaruar se variantin që kanë ofruar sot për demarkacionin, është një mundësi që duhet ta shfrytëzojnë ekspertët duke ballafaquar faktet me ata të Malit të Zi.

Limaj ka thënë në seancën për demarkacionin me Malin e Zi, se seanca duhet të shihet si mundësi për ta përmbyllur këtë temë.


Sipas tij, projektligjin duhet ta shohim si mundësi për të përmirësuar eventualisht gabimet apo lëshimet e komisionit të parë, pasi vet marrëveshja e dy presidentëve detyron të dyja palët që eventualisht të korrektojnë kudo që është gabuar gjatë gjithë vijës kufitare.

“Është një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht me përgjegjësi dhe njerëz ekspert pro e kundër të ulen dhe të bashkëbisedojnë me vendin fqinjë dhe të shohin ato të gjetura a qëndrojnë apo jo, ne të gjithë mund të supozojmë por ekspert të kësaj fushe asnjëri nuk jemi këtu, ne duhet t’i besojmë njerëzve tanë dhe njerëzit tanë të gjeturat që i kanë prezantuar para opinionit publik dhe që është raport sot dhe po bëhet pjesë e ligjit duhet t’i ballafaqojnë me ekspertët e Malit të Zi, jo me neve këtu dhe kjo është mundësia që kemi ofruar me këtë variant sot“, ka thënë Limaj.

Ai tha se asnjëherë deri më tani nuk është testuar provat, faktet që i ka komisioni jonë me komisionin e Malit të Zi.

Mas votimit të këtij ligji, sipas Limajt, është obligim krijimi i komisioneve  dhe pasi komisionet të bisedojnë nuk ka mundësi dy komisionet të vënë pika pa miratimin e të dyja palëve.

Ai shtoi se sot duhet të diskutohet për grupin të punës dhe rolin e kuvendit për të gjithë punën që do ta bëjnë grupet punuese nga te dyja vendet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori