LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e GDP braktisin seancën (Foto)

Deputetët e GDP braktisin seancën (Foto)

Deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur, të krahut të Visar Ymerit kanë dalë nga seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debati për demarkacionin me Malin e Zi.

Ende nuk dihet arsyeja, megjithatë më herët, Visar Ymeri nga ky grup, ka thënë se nuk do ta votojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ymeri tha se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi përmban një mori dëshirash të individëve brenda kabinetit qeveritar, teksa pranoi se për shkak të relievit mund të ketë nevojë për korrektime, porse asnjëherë nuk merr përmasa të mijëra hektarëve, siç edhe ka ndodhur ne rastin e Kosovës.


Dputeti Frashër Krasniqi i tha Telegrafit se Grupi i Deputetëve të Pavarur do të kthehet në seancë atëherë kur të nxirret në votim Marrëveshja për demarkacionin. /Telegrafi/