LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kosova pret një kontratë paqeje me Serbinë dhe njohjen e pavarësisë

Pacolli: Kosova pret një kontratë paqeje me Serbinë dhe njohjen e pavarësisë

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli sot në Bruksel gjatë një takimi me udhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister ka folur për një sërë çështjesh nëpër të cilat po kalon Kosova.

Pacolli para tyre po ashtu foli për dialogun me Serbinë.

“Kosova pret që ky dialog të ketë një afat dhe më në fund, një marrëveshje detyruese, njëlloj Kontrate paqeje, ku Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, tha Pacolli.


Ministri i Jashtëm ka folur edhe heqjen e pengesave për qarkullimin e lirë të kosovarëve në BE.

“Ka rënë numri i kosovarëve që kërkojnë azil”, tha ministri i jashtëm, duke bërë krahasim me vendet që e kanë tashmë liberalizimin e vizave.

Në fjalën e tij, ministri Pacolli bëri gjithashtu një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në Kosovë, sa i takon ekonomisë, dialogut me Serbinë, fillimit nga puna të Dhomave Speciale, etj.

Duke ju referuar këtyre të fundit, ai tha “Dhomat Speciale e humbin besueshmërinë nëse fillimi i punës së tyre shtyhet vazhdimisht”.

Ministri ka folur edhe për ndikimin e ekonomisë në pajtimin mes shteteve dhe propozimin e tij për themelimin e një Zone të lirë.

Ndryshe, Komiteti për Politikë të Jashtme krijon opinion dhe përgatit raporte brenda Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe procese të tjera të Kosovës drejt BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori