Lluka: Ndërtimi i ‘Kosova e Re’ dhe rehabilitimi i ‘Kosova B’, i japin fund pasigurisë së furnizimit me energji
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, me mbështetjen e projektit të USAID-it “Repower Kosovo”, ka hapur Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji, me temë “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”.
Sigurimi i furnizimit përmes termocentralit “Kosova e Re” dhe investimeve të tjera,mundësitë e rehabilitimit të termocentralit “Kosova B”, ngritja e kapaciteteve njerëzore në sektorin e energjisë dhepromovimi i mëtejshëm i shfrytëzimit të energjisë së pastër ishin pjesë e diskutimeve në këtë forum.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke folur për rolin e Qeverisë së Kosovës,tha se gjatë vitit 2017 është bërë shumë punë për ti adresuar sfidat në sektorin e energjisë.
“Mendoj se sot 3 muaj i kemi dhënë një vule zhvillimit të energjisë kur e kemi nënshkruar marrëveshjen për termocentralin Kosova e Re. Teknologjia e re mundëson edhe përmirësimin e ambientit”, tha Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit theksoi se projekti i termocentralit “Kosova e Re”, i cili ofron kapacitete zëvendësuese për termocentralin “Kosova A”, është përmbyllur në vitin 2017 dhe ndërtimi i tij do t’i japë fund edhe pasigurisë në vend për furnizimin me energji.
Edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pohoi se termocentrali “Kosova e Re” përfundimisht do të mundësojë nxjerrjen nga funksioni të termocentralit të vjetruar “Kosova A” dhe do t’i ofrojë gjeneratës së ardhshme një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm të energjisë, përmes gjeneratës së re të teknologjisë së pastër nga qymyri.
“Strategjia e Energjisë ka një qasje gjithëpërfshirëse në të. Aty reflektohet edhe nevoja për të rehabilituar termocentralin “Kosova B”, duke e bërë atë plotësisht në përputhje me standardet evropiane të emetimit dhe ato mjedisore. Kështu që, në fund të këtij procesi, ai do të jetë një termocentral i ri. Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar mbi strategjinë e financimit këtë vit”, u shpreh ministri Lluka, shkruan Telegrafi.
Ai potencoi se Qeveria e Kosovës është duke i kushtuar vëmendje edhe çështjeve që ndërlidhen me efiçencën e energjisë, njëjtë sikurse atyre që kanë të bëjnë me burimet e ripërtërishme të energjisë.
Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pohoi se viti 2017 ka qenë vit vendimtar dhe domethënës për Kosovën. Sipas tij, është shumë me rëndësi që projekti i termocentralit “Kosova e Re” të vazhdojë tutje drejt përmbylljes financiare. Mirëpo ai ritheksoi se ka ende shumë punë për tu bërë: “Kosova duhet t’i kontrollojë vetë kufijtë e energjisë në Kosovë dhe të mos lejojë ndërhyrje nga jashtë. ShBA-të do të vazhdojnë të jenë partner i juaji ashtu siç kemi qenë edhe tash”, ka thënë ai.
Ndërsa, ambasadori gjerman, Christian Heldt, theksoi rëndësinë e integrimin në tregun rajonal të energjisë dhe për rëndësinë që ky sektor ka në zhvillimin ekonomik.
“Objektivë për mbështetjen gjermane në energji në Kosovë është mbrojtja klimatike dhe zhvillimi i ekonomisë. Jemi përqendruar në rrjetin e transmisionit, ku me KOSTT-in kemi zotuar 83 milionë euro dhe po mundohemi ta dërgojmë rrjetin përpara”, ka thënë Heldt.
Ishte konstatim i përgjithshëm se në vitin 2018 nevojiten edhe më shumë përpjekje për të identifikuar dhe promovuar sa më shumë projekte të reja, që të arrijmë të kemi më shumë se 300 MW fuqi të re në prodhim nga burimet e ripërtërishme deri në vitin 2026.
Kosovapo vazhdon të mbështetet pothuajse tërësisht në lëndë djegëse të ngurta fosilore për gjenerimin e energjisë elektrike, përderisa burimet e ripërtëritshme të energjisë përbëjnë një pjesë në rritje të kapaciteteve gjeneruese të energjisë.
Dy termocentraletkryesore me djegie të linjitit, pra “Kosova A” dhe “Kosova B”, përbëjnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike të prodhuar në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër e vogël e prodhimit të energjisë elektrike sigurohet kryesisht nga hidrocentralet e vogla.
Forumi i Tretë i Nivelit të Lartë për Energji, me temë “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”,u vlerësua nga të gjithë si një mundësi e mirë për institucionet relevante, që të diskutojnë për sfidat me të cilat përballet sektori në zbatimin e Strategjisë së Qeverisë për Energji, por edhepër të debatuar rreth çështjeve aktuale me rëndësi për sektorin e energjisë elektrike.
Si pjesë e këtij forumi, ekspertët e projektit “RepowerKosovo” shpalosën edheproblemetkryesore me të cilat do të ballafaqohen palët kyçe të interesit në sektorin e energjisë elektrike në të ardhmen e afërt, duke vënë në pah fushat e mbështetjes aktuale të USAID-it. Kurse, Zyra e Rregullatorit tëEnergjisë prezantoi edhe rolin i vet në miratimin dhe monitorimin e investimeve kapitale.
Gjithashtu, punën e saj rreth mirëmbajtjes së njësive operative, rehabilitimit të termocentralit “Kosova B”, shthurjes dhe Planin Zhvillimor për minierën e re e shpalosi edhe Korporata Energjetike e Kosovës.
Pjesë e forumit ishin edhe dy fokus-grupe me ekspertë, ku grupi i pari diskutoi mbi investimet në infrastrukturën e ndërlidhur me energjinë konvencionale, ndërsa i dyti trajtoi investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City