Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën për demarkacionin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por siç tha ai edhe më herët ia ka bërë me dije shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit se nuk do ta votoj marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Kelmendi tha se ia ka bërë me dije shefit të Grupit Parlamentar se nuk i ka 27 vota të LDK-së pro marrëveshjes për Demarkacionin.
“Jo nuk do të marr pjesë në seancë për shkak të gjendjes time shëndetësore. E kam tretmanin tim shëndetësor që fillon në orën 17:00 dhe përfundon orën 22:00. Nuk kam qenë në mbledhje dhe nuk jam konsultuar sepse kam qenë në tretman shëndetësor në Turqi. Normalisht ai ka mendu që unë e ndaj mendimin e njëjtë, por ia kam bërë me dije dhe më herët që unë nuk e votoj marrëveshjen e demarkacionit…. i kam thënë mos i përmend 27 vota sepse nuk i ke”, tha ai.
Kelmendi përmendi edhe disa kërcënime që i janë bërë. “Kërcënimi është bërë në kohën kur unë kam qenë deputet i pavarur dhe kur kam pas të drejtë vote. Është kërkuar nga familjarët e mi të ndikojnë tek unë që mos ta votojë këtë marrëveshje në mënyrë që familjarët e mi të mos kenë konsekuenca. Unë me votën time që ndikoj në lirinë e qytetarëve e izoloj familjen time, prandaj unë s’mund ta votoj një gjë të tillë”, tha Kelmendi.
Ndryshe, shefit i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se qëndrimi në LDK rreth Marrëveshjes së Demarkacionit ka kohë që është marrë dhe aty prezent ka qenë edhe deputeti Ramiz Kelmendi.
Hoti pati thënë se LDK-ja është unike rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A