LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës dhe TIKA bashkëfinancojnë ndërtimin e Qendrës për personat me sindromën Down dhe autizëm

Komuna e Prishtinës dhe TIKA bashkëfinancojnë ndërtimin e Qendrës për personat me sindromën Down dhe autizëm

Komuna e Prishtinës u vizitua sot nga një delegacion i Komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkë me TIKA-n të konkretizojnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Sindromë Down dhe Autizëm në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se javëve të fundit, me TIKA-n janë marrë vesh që ta bashkëfinancojnë ndërtimin e kësaj qendre, ku gjysmën e parave do t’i jep Komuna dhe shoqatat, e gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s.

“Lokacioni është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet. Qendra jonë do t’i ketë disa nga terapitë kryesore, e deri tek trajtimi individual i secilit fëmijë”, tha ndër të tjera Ahmeti.


Nënkryetari i Komunës Selçuk-Konya, Yalçinkaya, tregoi për mënyrën e funksionimit të qendrës për autizëm në komunën e tij.

“Është një qendër shumë e madhe, ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në botë, ku përveç arsimimit dhe edukimit ofrohen edhe të gjitha llojet e terapive që janë të nevojshme për fëmijët me autizëm. Falënderoj të gjithë akterët që i kanë ndërmarrë hapat konkrete për ndërtimin e një qendre të ngjashme në Prishtinë, qendër kjo qe besojmë se do të jetë shumë e suksesshme”, theksoi Yalçinkaya. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori