Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se fondi COSME është një mundësi e mirë për bizneset që të qasen në këto fonde për t’i rritur kapacitetet dhe vendet e punës.
Ai këto komente i bëri sot në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e cila ka për qëllim ofrimin e informatave relevante përfituesve potencialë në lidhje me programin e BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fondin e BE/COSME.
Hasani ka thënë se Qeveria e Kosovës ka obligime që dalin nga anëtarësimi në këtë fond, e që sipas tij, ka ndodhur që shtetet fqinje nuk kanë mundur të përfitojnë.
“Duhet të kemi shumë kujdes për shfrytëzimin e këtij fondi për shkakun se ka qenë shqetësim për ta shfrytëzuar më së miri këtë program nga ndërmarrjet tona. Shtetet fqinje që janë anëtare ka ndodhë që nuk kanë mundur të përfitojnë, për faktin se nuk kanë qenë të përgatitura ndërmarrjet për të dalë me një plan biznesi dhe kanë dështuar duke mos mundur të përfitojnë”, ka thënë ministri Hasani, përcjell Telegrafi.
Ai u shpreh optimist se ndërmarrjet e Kosovës do të përfitojnë nga fondi, duke shtuar se do të jenë në dispozicion të plotë që të japin informata shtesë.
“Unë besoj shumë se Kosova do të përfitojë nga këto fonde, por gjithnjë do të jemi përkrahës. Unë besoj që edhe KIESA do të jetë shumë bashkëpunuese dhe për çdo gjë që keni ju kisha lutur t’i drejtoheni kësaj agjencie. Për çdo informatë shtesë rreth shfrytëzimit të fondit jemi në dispozicion të plotë me qëllim më të mirën që të përfitojë Kosova”, ka thënë Hasani.
Ai ka shtuar se obligimet e Qeverisë së Kosovës janë 450 mijë euro që dalin nga anëtarësimi dhe për këtë duhet të shfrytëzuar mundësia.
Ministri Hasani po ashtu ka thënë se do të ndajnë një fond për t’i informuar ndërmarrjet që të përgatiten më lehtë.
“Në tri vitet e ardhshme Qeverisë së Kosovës i kushton 450 mijë euro anëtarësimi dhe nuk do të dëshiroja që të mbesin vetëm këto shpenzime dhe mos ta shfrytëzojnë ndërmarrjet tona, sepse janë praktikat nga shtetet fqinje që janë anëtarë të këtij fondi, por nuk kanë arritur të përfitojnë asgjë. Ndoshta mungesa e informimit, procedurat kanë ndikuar, e për këtë do të ndajmë një fond të veçantë për çështjen e përgatitjes apo informimit”, ka thënë ai.
COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është të përmirësojë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program.
COSME me një buxhet prej 2.3 miliardë euro, ka për qëllim përmirësimin e qasjes në financa, qasjen në tregje, përmirësimin e kushteve të kuadrit ligjor dhe administrativ për konkurrueshmërinë e NVM dhe të promovojë sipërmarrjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë