Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në punëtorinë kushtuar pjesëmarrjes së Kosovës në Programin e BE-së në Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME).
COSME është programi i BE, të parin që Kosova e ka nënshkruar pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë.
Kosova, theksoi Ministrja Hoxha, është e fundit në vendet e rajonit sa i përket një kornize të tillë, dhe kjo kryekëput për arsye politike.
“Kosova nuk ka pasur marrëveshje kontraktuale të asnjë natyre deri në momentin që është nënshkruar Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, e cila pastaj ka hapur derën për nënshkrimin e kësaj marrëveshje kornizë”, theksoi ministrja Hoxha, përcjell Telegrafi.
Sivjet, ceku Ministrja, ne do të nënshkruajmë edhe tre marrëveshje tjera (Evropa për Qytetarët, Evropa Kreative dhe Erasmus+), dhe njërën do ta nënshkruaj në prill.
Përveç fondeve që investohen në këto programe përmes pagesës së tiketës hyrëse, potencoi Ministrja, duhet punë që të përfitojmë nga to.
Është mirë që po organizohen punëtoritë si kjo sot, theksoi ministrja, të vetëdijesohen sa më shumë që është e mundshëm të gjithë hisedarët e këtij procesi, në mënyrë që të përfitojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Marrëveshjet të mos mbesin vetëm si akte simbolike të përafrimit tonë me BE-në, ceku Ministrja, por të jenë si një pikënisje e përfitimit të ndërsjellë dhe të përfshirjes së vërtetë të akterëve nga Kosova në rrjedhat evropiane dhe bashkëpunimin që BE ka për të ofruar.
Do të ketë vlerësim të përftimit nga këto programe, theksoi Ministrja, për të pasur sens vazhdimin e mëtutjeshëm.
“Pa ndihmën e mbështetjen e BE-së, ne nuk do të ishim këtu duke e diskutuar pjesëmarrjen tonë, duke kontribuar edhe drejtpërdrejt me marrjen e barrës financiare përmes IPA. Në të njëjtën kohë, jemi na ata që do të mund t’i hapim vetes rrugën vendit tonë për përfitime më të mëdha në të ardhmen”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ajo ka shtuar se mbetet në dispozicion për të lehtësuar dhe ndihmuar komunikimin e vazhdueshëm me të gjitha institucionet e BE-së në Kosovë por edhe në Bruksel për të siguruar që përpjekjet tona në këtë program të jenë të suksesshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë