LAJMI I FUNDIT:

Gjykata sot vendos për paraburgimin e Mukoskit dhe Vasilevskit, të dyshuar për 27 prillin

Gjykata sot vendos për paraburgimin e Mukoskit dhe Vasilevskit, të dyshuar për 27 prillin

Gjykata e Lartë sot në seancën e paralajmëruar do të marrë vendim për të akuzuarit e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në seancë janë të ftuar deputetët Krsto Muskoski dhe Sasho Vasilsevski, me çka pritet të që gjykata të merr vendim se a duhet t’u vazhdohet paraburgimi i tyre.


Mukoski dhe Vasilevski janë në mesin e 35 të akuzuarëve për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa në mesin e të akuzuarëve ështe edhe ish-ministri i MPB-së, Mitko Çavkov. /Telegrafi/