LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kush ia do të mirën shtetit, voton pro demarkacionit

Pacolli: Kush ia do të mirën shtetit, voton pro demarkacionit

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ka thënë se ai që e ka të shenjtë interesin për shtetin, do votojë nesër pro demarkacionit.

Sipas ministrit të Jashtëm, çdo padrejtësi që ka mundur të ndodhë, do të korrigjohet.

“Nesër ditë vendimtare për seriozitetin e shtetit tonë!  Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë pro Demarkacionit. Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Cdo padrejtësi nëse ka ndodhur do të korrigjohet!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.


Ndryshe, nesër do të mbahet seanca për demarkacionin, e cila pritet të fillojë në orën 16:00.