LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-21 grumbullohet për dy ndeshjet e radhës, flasin Prekazi dhe Sulejmani

Kosova U-21 grumbullohet për dy ndeshjet e radhës, flasin Prekazi dhe Sulejmani
????????????????????????????????????

Kosova U-21 ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019, të cilat do t’i zhvillojë më 22 e 27 mars, kundër Azerbajxhanit, përkatësisht Gjermanisë, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Shpresat e Kosovës janë grumbulluar në hotel “International Prishtina” derisa stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerëve, Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, e kanë mbajtur sot pasdite në fushën me bari sintetik “Top Football” në Mazgit.


Ndonëse nën reshjet e vazhdueshme të shiut futbollistët kanë treguar angazhim maksimal në stërvitje, duke dëshmuar se me padurim i presin këto dy sfida të radhës, sidomos për faktin se do të luajnë para tifozëve të tyre.

Në stërvitjen e parë kanë munguar vetëm Ardian Ismajli dhe Florent Hasani, të cilët do t’i bashkohen ekipit që nga stërvitja e nesërme për shkak të obligimeve me klubet e tyre.

Stërvitja e radhës mbahet nesër në stadiumin e 2 Korrikut, në orën 13:00, derisa stafi i trajnerëve krahas punës në terren, do të bëjë edhe analizat e ndeshjeve paraprake dhe të kundërshtarëve.

Rafet Prekazi, përzgjedh i Kosovës, ka thënë se djelmoshat e tij kanë potencial.

“Në të gjitha ndeshjet e deritashme kemi treguar lojëra të mira dhe këta djelmosha kanë treguar se kanë potencialë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i ri dhe realisht kundër asnjë rivali nuk mund të jemi favorit, por duhet të japim 200 përqindshin në fushë”.

“E dimë fare mirë kë e kemi kundërshtarë, por qysh në fillim të këtyre kualifikimeve kam thënë se Kosova nuk do të jetë kafshatë  e lehtë dhe kjo edhe u dëshmua. Tash pas çdo ndeshje ekipi po bëhet më kompakt. Dy lojtarë nga ky ekip kanë kaluar në Kombëtaren A dhe ky është një sukses”.

“Edhe në dy ndeshjet e radhës pres që këta djelmosha të japin  maksimumin e tyre, por atyre u duhet përkrahja e tifozëve, ashtu siç ju ka dhënë në ndeshjet e kaluara në Mitrovicë nga Dardanët dhe populli i Kosovës, sepse ata janë të etshëm për lojë të mira. Mendoj se tifozët janë të kënaqur me paraqitjet e këtyre djelmoshave, kurse qëllimi ynë është që në çdo ndeshje të hyjmë për të treguar cilësi dhe normalisht për të korrur sukses”.

I rikthyeri nga lëndimi Valmir Sulejmani, është shprehur i gatshëm për Kosovën.

“Jam kthyer pas një pauze 7 muajshe nga lëndimi. Normalisht se nuk është e lehtë të kthehesh pas një lëndimi aq të rëndë, por ndjehem mirë dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Kam luajtur 4-5 ndeshje me ekipin e dytë të Hanoverit dhe kam dhënë maksimumin dhe besoj se rikthimi po shkon mirë. Sa i përket dy ndeshjeve të ardhshme pres që të korrim sukses”.

“Gjermaninë e njoh shumë mirë sepse kam luajtur në ekipet e tyre U-17 dhe U-18, por nëse japim maksimumin dhe luajmë mirë kemi gjasa për fitore. Sa i përket Azerbajxhani nuk kam qenë në ndeshjen e kaluar, por besoj se kemi më shumë kualitet”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori