LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi njofton zyrtarisht për seancën e demarkacionit

Kuvendi njofton zyrtarisht për seancën e demarkacionit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e Seancës së jashtëzakonshme për ditën e nesërme.

Seanca, e thirrur për të martën në orën 16:00, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është demarkacioni me Malin e Zi.

“Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në pikën e vetme të rendit të ditës së seancës së jashtëzakonshme për ditën e nesërme.


Partitë politike në Qeveri kanë deklaruar ditëve të fundit se Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e nënshkruar më 2015 mes dy kryeministrave respektivë dhe e cila ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës disa herë, tashmë i ka gjasat shumë të mëdha për t’u miratuar.