LAJMI I FUNDIT:

Pas “Shih ti kishe”, Agon Amiga dhe Cozman vijnë me një tjetër duet

Pas “Shih ti kishe”, Agon Amiga dhe Cozman vijnë me një tjetër duet
(Foto: Instagram/Agon.Amiga)

Dy reperët e BabaStars, Agon Amiga dhe Cozman, janë në përgatitje të një kënge tjetër të përbashkët. Kështu kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Edhe Ylber Abdullahu edhe Agon Sylejmani kanë paralajmëruar në profilet e tyre në Instagram se së shpejti do të vijë kënga e re.


Coming Soon… @agon.amiga x @cozman – Prej Tirone #Babastars

A post shared by COZMAN (@cozman) on Mar 18, 2018 at 1:38pm PDT

Të gjitha lajmet për COZMAN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për COZMAN

Sipas asaj që kanë shkruar, kënga e re pritet të titullohet “Prej Tirone”, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe fotografitë përcjellëse, njëra prej tyre në studio.

Going In for The Kill…???

A post shared by COZMAN (@cozman) on Mar 16, 2018 at 6:58am PDT

Amiga dhe Cozmani kanë realizuar bashkëpunime të shumta në kuadër të ‘labelit’ BabaStars, duke i përfshirë edhe ato ndaras me Skivin (“We Doin This”) apo me Onatin të lansuar në dhjetor të vitit 2017 (“Pronto”).

Ndërsa kënga ku interpretojnë vetëm dy reperët është “Shih ti kishe” e lansuar në nëntor të vitit të kaluar.

Të gjitha lajmet për AGON AMIGA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për AGON AMIGA

Videoklipi muzikor i kësaj kënge ka marrë mbi 4.5 milionë shikime në YouTube dhe është pëlqyer nga fansat e dyshes dhe ata të BabaStars në përgjithësi.

Pritet që edhe kënga e tyre e radhës të pëlqehet nga dashamirët e muzikës së tyre. /Telegrafi/