Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni thonë se jetësimi në praktikë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përmes të cilit gjuha shqipe arrin një shtrirje më të gjerë në të gjitha institucionet e shtetit, do të varet nga vullneti i bartësve të institucioneve si dhe financave që do të ndajë shteti për këtë çështje, sa i përket ekipimit të tyre me kuadër profesional.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje të integrimeve Bujar Osmani, pas miratimit të ligjit në fjalë, ka bërë të ditur se pritet miratimi edhe i dy ligje, përmes së cilave do të themelohen dy intitucione, që do të jenë përgjegjëse për zbatimit në praktikë të Ligjit për gjuhët.
Në këtë drejtim, Osmani ka thënë se zbatimi në praktikë i Ligjit për gjuhët do të jetë sfidë edhe për vetë drejtuesit e institucioneve. Por, njohësit e çështjeve politike thonë se në praktikë, zbatimi i ligjit do të hasë në vështirësi për shkak të klimës që është krijuar që në miratimin e tij.
“Në aspektin praktik, zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare do të hasë në shumë vështirësi për shkak të pengesave që pritet t’i bëjnë institucione të caktuara, të cilët udhëhiqen nga drejtorë që kanë paragjykime dhe të cilët nuk do të jenë të gatshëm, përveç nëse nuk do të jepet një direktivë e fuqishme nga qendra, se ligji duhet të zbatohet me përpikmëri, sepse sa i përket kulturës institucionale këtu në Maqedoni, institucionet nuk zbatojnë ligjet, por urdhrat nga lartë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dervish Alimi, ligjërues në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tetovës.
Sulejman Rushiti ish-ministër i Arsimit për Radion Evropa e Lirë shpreh frikën, siç thotë ai, të qenurit “dëshmitarë të mungesës së vullnetit të zbatimit të këtij ligji”.
“Druaj se do të vazhdojë odiseada, siç ka qenë gjithmonë, kur duhet të realizohet një e drejtë për shqiptarët edhe kundrejt ligjit. Bisedimet për formimin e qeverive të ardhshme do të kenë monedhë kusuritjeje pikërisht këtë çështje”.
“Mendoj se është koha kur duhet të flitet për hapje të mentaliteteve, cilësi, ndryshim të konceptit të funksionimit të politikëbërjes dhe të mos mbetemi peng i një koncepti të vjetër, që është dikush që jep dhe dikush merr nga një hise e këtillë. Duhet që përfundimisht të mendohet se çdo përmirësim, qoftë të një grup etnik apo grup i margjinalizuar është përmirësim i gjithë shoqërisë”, thotë Rushiti.
Ndryshe, në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku gjuha shqipe është definuar si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës së përgjithshme në Maqedoni, parashihet që gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, në të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe atij vendor.
Zyrtarizmi i gjuhës shqipe paraqet një nga shtyllat bazë të Marrëveshjes së Ohrit, dokument ky që i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025