Ujësjellësi Uajonal “Prishtina”, për dy muaj ka shkyçur rreth 300 konsumatorë në shtatë komunat e Kosova, derisa ka paralajmëruar se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Bashkim Nishlija, banor i fshatit Bardhosh i cili ujësjellësit rajonal “Prishtina” i ka borxh gjithsej 880 euro, për KosovaPress ka thënë se borxhin nuk ka arritur ta paguajë për shkak të kushteve ekonomike.
“Kam pasur unë një kontratë por është përzier. Thjesht nuk kam mundur që ta paguaj… Nuk kisha qysh me paguar”, tha ai.
Ndërsa, Eset Haxha po ashtu nga fshati Bardhosh tha se me Kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë lidhur një kontratë për të shlyer borxhin e mbetur, raporton KP.
Sipas tij, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar që qytetarët të mos i paguajnë faturave ndaj ujësjellësit.
“Unë i kam pasur 200 euro, e kemi bërë me rata dhe i kam mbetur edhe 90 euro, tjerët muaj e kam bërë me rata për çdo muaj i paguaj pjesë, pjesë…Aksioni nuk kanë faj as këta as për neve nuk është lehtë por çka me bë duhet me u pajtuar. ..Këto po ndodhin se edhe njerëzit janë të papunë, edhe është krizë e madhe dhe çdo ditë me keq po vjen”, u shpreh ai.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, rreth 644 shtëpi vetëm në fshatin Bardhosh, i kanë borxh KRU ”Prishtina” 173 mijë euro.
Kurse, sipas zëdhënëses së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku për dy muaj janë shkyçur nga ujësjellësi rreth 300 konsumatorë në shtatë komunat e Kosova të përfshira në këtë aksion.
Ajo për KosovaPress ka thënë se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
“Ky është vetëm ndëshkimi i parë për konsumatorët borxhlinj, ndërkaq si ndëshkim i dytë vije për ata konsumator që kanë borxhe ndaj ujësjellësit dhe që ne e kemi të pamundur t’i shkyçim si rast konkret i marrim ndërtesat kolektive që kanë vetëm një ujëmatës të përbashkët dhe nuk kanë ujëmatës individual nuk e shohim të arsyeshme që ta shkyçim një ndërtesë që ka një ujëmatës të përbashkët për arsyeje se pjesa dërrmuese mund edhe të ketë paguar për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, atëherë ne lëndët e tyre i dërgojmë tek përmbaruesit privat. Brenda dy muajve ne i kemi aplikuar mbi 300 shkyçje, i kemi bërë mbi 2000 mijë vizita dhe i kemi dërguar mbi 500 lëndë tek përmbaruesit privat”, tha ajo.
Mjeku tha se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, konsumatorëve të saj iu ofron mundësinë që përmes kësteve mujore të paguajnë borxhin e mbetur.
“Ka konsumator që derisa nuk i shkyçim nuk lëvizin me pagesat e tyre edhe pse kanë marrë ndonjë vërejtje fillimisht nga Ujësjellësi i Prishtinës, ka prej atyre që pasi të e shkyçim brenda 24 orëve konsumatori iu drejtohet zyrave tona, ata që nuk kanë të paguajnë në tërësi borxhin e bëjnë me këste mujore prej 24 deri në 36 muaj”, u shpreh Mjeku.
Sipas saj, aksioni i shkyçjes nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është i shtrirë në Prishtinë duke përfshirë edhe qytetet Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime dhe Graçanicë.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” që nga janari ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që kanë fatura të pa paguara, dhe i gjithë ky aksioni pritet të zgjas deri në fund të viti 2018.
Borxhi aktual që konsumatorët e ujit kanë ndaj kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, është 50 milionë euro dhe borxhlinjtë më të mëdhenj konsiderohen konsumatorët nga amvisëria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë