Mishi i importuar prej firmës “Veviba” nga Belgjika, ka ngjallë reagime të qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilin e kanë konsideruar njërin prej skandaleve më të mëdha me produktet ushqimore që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vend.
Deputeti Bekim Haxhiu për këtë skandal me mish të vjetër 12 vjet, ka thënë se është me rëndësi shumë të bëhen publike nga Dogana e Kosovës se sa ka hyrë mall i tillë nga kjo kompani “Veviba”, para vitit 2016.
“Doganat e Kosovës e kanë për obligim që të bëjnë publike dhe transparente, sepse një sasi prej 200 mijë kilogramë, është të paktën 1 milion e 200 mijë racione ushqimore dhe kjo paraqet një rrezikim të shëndetit në masë. Është më se e nevojshme që të ndërhyhet edhe në përmirësimin e legjislacionit, e në veçanti të Kodit penal, sepse tregtimi, falsifikimi dhe keqpërdorimi i produkteve ushqimore dhe i produkteve farmaceutike dhe barnave sipas Kodit penal të Kosovës është i dënueshëm deri në tri vite”, ka thënë Haxhiu.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress se firma belge “Veviba”, ka pasur tri importe në Kosovë, të cilat kanë qenë në sasi totale rreth 60 mijë kilogramë.
“Sipas të dhënave që posedon Dogana e Kosovës për zhdoganim, kjo komani (Viviba) nuk ka pasur importe para vitit 2016, kurse në vitin 2016 që përputhet edhe me kohën e shkatërrimit apo zbulimit të këtij skandali, vërehet që ka pasur tri importe në Kosovë, të cilat kanë qenë në sasi totale rreth 60 mijë kilogramë”, ka thënë Stavileci.
Deputeti Bekim Haxhiu, përveç se ka kërkuar të hetohet kompania “Euro Ida” nga Rahoveci, ka thënë se problem serioz dhe shqetësues mbetet edhe mos respektimi dhe zbatimi i MSA-së me detyrime ndërkombëtare.
“Ky është një problem shumë serioz dhe shqetësues, sepse kur Kosova ka nënshkruar MSA-në, obligimet dhe detyrimet janë të dy anshme jo vetëm të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, por edhe të atyre në raport me Kosovën”, ka thënë deputeti Haxhiu.
Për hetimin e kompanisë “Euro Ida” që kishte pranuar mishin e vjetër nga kompania belge, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se kanë formuar një Grup Punues për hetimin e kompanisë “Euro Ida” nga Rahoveci, lidhur me mishin e vjetër të pranuar nga Veviba.
“Ne i kemi disa informacione, kemi vendos njërit në kontakt, të shohim se çka bëhet fjalë. Sa i përket cilësisë është kompetencë e AVUK-t, për gjëra të tjera ne do t’i adresojmë me kohë dhe kemi formuar një Grup punues që ta sheh se çfarë ka ndodhur vërtet më atë kompani”, ka thënë ministri Hasani.
Ibrahim Tërshnjaku nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka thënë se masa kanë marrë për të gjithë kompanitë importuese me mish jo cilësor.
Ndërsa, KosovaPress ka tentuar të kontaktoi pronarin e “Euro Ida” nga Rahoveci, por s’ka qenë i qasshëm.
Ndryshe, sipas Adriatik Stavilecit nga Dogana e Kosovës brenda vitit mesatarja e importit të mishit prej Belgjikës është 200 mijë kilogram.
Në total sasia e importit të mishit në Kosovë brenda një viti është rreth 40 milionë kilogramë. Pjesa më e madhe prej 30 milionë, është me mish të pulës, kurse pjesa tjetër është mishi i gjedhit.
Skandali i mishit të prishur është zbuluar në Belgjikë nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC) javën e kaluar. Ky skandal ka prekur edhe shumë vende të Evropës që dyshohet se kanë konsumuar këtë lloj mishi. E paprekur nuk ka mbetur edhe Kosova./KP/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8JFQHzrAhR4
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025