LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 udhëtoi drejt Portugalisë

Kosova U19 udhëtoi drejt Portugalisë

Përfaqësuesja e Kosovës U 19 ka udhëtuar drejt Porutgalisë ku do të zhvillojë ndeshjet e rrethit elitë.

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit do të tentojnë të befasojnë edhe njëherë kundërshtarët e tyre evropian.

“Më 27 mars, vëmendja e madhe e opinionit futbolldashës do të jetë e drejtuar kah Portugalia, ku Përfaqësuesja U-19 do të zhvillojë ndeshjet e rrethit elitë”.


“Në të vërtet Përfaqësuesja U-19 e siguroi pjesëmarrjen në rrethin elitë pasi që në tetor në ndeshjet parakualifikuese arriti të shënojë fitore kudër Izraelit me rezultat 2:1, mundi Lituaninë me 3:0 dhe pësoi humbjen nga mikpritësi Austria 1:0”.

“Tash Përfaqësuesja U-19 udhëtoi për Portugali ku në qytetin e Portos në kuadër të ndeshjeve të rrethit elitë në grupin e 5-të do të ballafaqohet në ndeshjen e parë me mikpritësin Portugalinë më21 mars, ndërsa më 24 mars do të takohet me Republikën e Irlandës dhe ndeshjen e fundit me Sllovakinë”.

“Gjasat për një kualifikim të mundshëm për Evropianin që do të mbahet në korrik në Finlandë, janë mjaft të mira, ndërkaq para nisjes ku dy stërvitje i mbajti në Kosovë, përzgjedhësi i Kombëtares U-19 z”, thuhet në shkrimin e FFK-së.

Ramiz Krasniqi u shpreh: “Jemi përgatitur mirë. Tashmë në këtë rreth të garave udhëtojmë edhe me një përvojë më të madhe ndërkombëtare të ndeshjeve. Po ashtu FFK-ja na mundësoi edhe disa përgatitje në Turqi”.

“Unë besojë në këtë grup të futbollistëve. Kemi një ekip homogjen me futbollistë cilësor që na bëjnë të shpresojmë në rezultate të mira. Çdo respekt për kundërshtarët, por nuk kemi asnjë frikë për tu ballafaquar me askënd. Kemi mungesën e një mbrojtësi të mirë, por unë besojë se do të gjejmë zgjidhjen e duhur”, tha Krasniqi.

Emërorja e ekspeditës

Ilaz Mjaku anëtar i KE të FFK-së

Luan Vokshi, i KE të FFK-së

Michael Nees, drejtor teknik

Rinor Havolli, menaxher i ekipit

Fazli Berisha, zëdhënës

Esad Halimi, menaxher i pajisjeve

Shtabi Teknik

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Nazmi Rama, nd.trajner

Xhelaledin Karabeg, nd. trajner

Milazim Gjocaj, mjek

Isuf Maraj, fizioterapeut

Futbollistët: Rilind Nimani, Abit Salihu, Lot Celina, Flamur Gashi, Ardrit Miftari, Çlirim Reçica, Ismajl Beka, Lumbardh Dellova, Alban Shabani, Adrijan Behrami, Gentrit Limani, Dardan Dakaj, Altrim Pajaziti, Lirim Kastrati, Leutrim Kryeziu, Rrahim Nimani, Lirim Kastrati, Ismet Sinani, Liridon Balaj e Edison Kqiku.

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Ndërkombëtare
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Kalo në kategori