Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Koalicioni qeverisës dhe LDK thuhet se i kanë siguruar 79 vota dhe janë në kërkim edhe të një vote.
Kryesia e kuvendit të Kosovës në pajtim me të gjitha grupet parlamentare përfundimisht vendosi që vazhdimi i seancës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi të mbahet të martën me datën (20.03).
Seanca ishte thënë se mund të mbahet sot, këtë të premte, por u shty për datën 20.03 me arsyetimin e mungesës së disa deputetëve, të cilët, thuhet se janë jashtë vendit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ai pret që deputetët e kuvendit të Kosovës të reflektojnë dhe ta mbështesin ligjin e demarkacionit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të dalin nga izolimi dhe të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është kusht i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i lehtë, por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”, tha Haradinaj.
Vetëm gjatë këtij viti, parlamenti i Kosovës tentoi tri herë që ta ratifikojë këtë marrëveshje, por nuk arriti ta kalojë, sepse kishte mungesë të votave.
Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në vitin 2015 është plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe të Malit të Zi Filip Vujanoviq. Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.
A do të arrihen 80 vota?
Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nevojiten 80 vota, nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Por tash për tash akoma është e paqartë nëse koalicioni qeverisës që mbështetet edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka 80 votat e nevojshme. 79 vota koalicioni qeverisës dhe LDK thuhet t’i kenë siguruar, pasi një deputete e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, iu bashkua AAK-së së kryeministrit Haradinaj.
Por, mbetet të shihet deri të martën nëse është arritur të sigurohet edhe një votë për ta arritur numrin e nevojshëm prej 80 votave që të kalojë demarkacioni. Lëvizja Vetëvendosja dhe Lista Serbe, deri tash janë deklaruar kundër marrëveshjes.
Lëvizja Vetëvendosja pretendon se Kosova me këtë marrëveshje aktuale humb territor.
Vetëvendosja kërkon që “fillimisht të korrigjohen gabimet e bëra në shënjimin e kufirit me Malin e Zi e pastaj të ratifikohet marrëveshja”. Ndërsa për Listën Serbe “me e rëndësishme është që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, sesa ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi”.
“Për Listën Serbe prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave serbe (AKS) në Kosovë, e jo çështja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.
Demarkacioni është me rëndësi për shqiptarët e Kosovës, por për serbët në Kosovë shumë më i rëndësishëm është formimi i AKS-së dhe avancimi i pozitës së serbëve në Kosovë”, thotë Igor Simiq nga grupi parlamentar të Listës Serbe.
Zyra e BE-së në Prishtinë, ndërkaq, e ka mirëpritur marrëveshjen e dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, që mundësoi që demarkacioni të procedohet në kuvendin e Kosovës.
“Po presim që suksesshëm dhe shpejt të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë në demarkimin me Malin e Zi që do t’i sjellë qytetarëve të Kosovës të gëzojnë mundësinë për lëvizje të lirë”, është shprehur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë