Joseph Michael Lopez, një 22 vjeçar nga Kolorado është akuzuar për vrasjen e 19-vjeçares Natalie Marie Bollinger. Lopez i tha policisë se ai e qëlloi atë pasi ai iu përgjigj reklamës së saj Craigslist, ku vajza kishte kërkuar një vrasës me pagesë që ta vriste atë.
Por, para vrasjes Lopez tha se u përpoq ta largonte atë nga ideja e vetëvrasjes sipas një deklarate arrestimi të marrë nga NBC News. Pasi nuk arriti t’i ndryshojë mendjen, ata u zhvendosën me një makinë dhe u ndalën në anën e rrugës, ku ata thanë një lutje së bashku ndërsa Lopez u gjunjëzua në tokë pranë Bollinger dhe e qëlloi atë një herë pas koke me një armë zjarri 9 mm , sipas pohimit.
Lopez tha se ai përdori një armë që Bollinger i dha, të cilën ajo tha se mund të mbante si pagesë.
Trupi i Bollinger, e cila ka jetuar në Broomfield, u gjet më 29 dhjetor në një zonë të Adams County, në lindje të Boulder, tha policia e Broomfield. Lopez u mbajt në paraburgim, me dyshimin për vrasje të shkallës së parë në pritje të një seance gjyqësore të mërkurën, sipas të dhënave të gjykatës.
Hetuesit thanë se Lopez u tha atyre se ai ishte duke shfletuar seksionin “Gratë kërkojnë burra” në Craigslist kur ai vuri re në një “postë të pazakontë” me titullin “Dua të vras veten time”.
Zyra e Sheriffit të Qarkut Adams nuk konfirmon që një reklamë e tillë ishte vendosur në Craiglist, tha një zëdhënës i NBC News .
Sipas deklaratës së arrestimit, Lopez tha se ai iu përgjigj reklamës sepse ai kishte vuajtur nga depresioni dhe mendimet vetëvrasëse kur ishte në shkollë të mesme dhe mendonte se mund të ndihmonte. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane
Shefi i NATO-s lë të kuptohet se ka “një strategji sekrete” në raport me Putinin
Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë
"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet