LAJMI I FUNDIT:

Britania po heton vrasjen e rusit Nikolai Glushkov

Britania po heton vrasjen e rusit Nikolai Glushkov

Policia britanike ka njoftuar sot se kanë nisur hetimin për vrasjen e biznesmenit rus në Londër, Nikolai Glushkov.

Policia e cilëson vrasje, pasi autopsia zbuloi se ai vdiq nga dhuna e përdorur në qafë, ndërsa hetimi është duke u udhëhequr nga detektivët e antiterrorizmit.

Glushkov, 68 vjeç, ishte bashkëpunëtor i Boris Berezovskit, një oligark rus dhe kritik i fortë i Kremlinit, i cili vdiq në rrethana të diskutueshme në vitin 2013.


Glushkov u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në jug të Londrës të hënën. Vdekja e tij erdhi një javë pasi ish spiuni Sergei Skripal dhe bija e tij Julia, u helmuan nga agjentë nervor në qytetin Salisbury të Britanisë.

Autoritetet britanike thonë se substanca që helmoi Skripalet është një agjent nervor i fuqishëm, i prodhuar në Rusi. /kp/Telegrafi/