LAJMI I FUNDIT:

Gruevski do t’i dëgjojë përgjimet në muajin e ardhshëm (Video)

Gruevski do t’i dëgjojë përgjimet në muajin e ardhshëm (Video)

Mjetet teknike në sallën e Gjykatës Penale në Shkup, ishin përgatitur, por bombat për rrënimin e kompleksit-Kosmos, të Fiat Canoski, nuk u dëgjuan. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe avokatët e tyre pothuajse një orë u munduan ta bindin gjykatësin, Ognen Stavrev, se nuk janë të gatshëm t‘i dëgjojnë 26 skedarët apo fajllat, të cilët janë propozuar nga PSP-ja. Pas kësaj gjykatësi u tha se gjykata vendos se kur dëshmitë do të prezantohen, por megjithatë caktoi termin në muajin e ardhshëm për t‘i dëgjuar. Gruevski më parë, para gjykatës tha se qëllimi i kësaj akuze por edhe të akuzave tjera të PSP-së, është dëmtimi i imazhit të  tij. Para mediave ai pohoi se gjykata çdo ditë nën presion mban seanca  edhe pas kalimit të kohës së punës.

“Edhe pse gjykatësi paralajmëroi se pas fjalëve hyrëse do të shqyrtohen disa prova materiale, përkatësisht dokumente, sot tha se do të dëgjohen audio-incizimet e krijuara, pjesën më të madhe e të cilave opinioni i ka dëgjuar, tjerat janë teknike dhe jointeresante për opinionin. Por e rëndësishme është të tërhiqet vëmendje, të flitet dhe të shkruhet për këtë”, tha Nikolla Gruevski, i akuzuar në TNT.


Gruevski, Janakieski, Trajkovski dhe katër nëpunësit e tjerë të Komunës së Gazi Babës, të akuzuar në rastin e njohur si TNT mohuan fajin. Ata pohojnë se ndërtesa e Canoskit ka qenë e ndërtuar pa leje ndërtimi  dhe se ka ndërtuar pjesë shtesë që nuk kanë qenë në planin bazë të miratuar nga komuna. Prokuroria Speciale tha se rrënimi i kompleksi Kosmos është bërë në mënyrë joligjore dhe se këtë gjë  do ta dëshmojë nëpërmjet ekspertizës dhe bisedave telefonike mes Gruevskit dhe Janakievskit.

“Të akuzuarit në mënyrë joligjore e kanë rrënuar kompleksin Kosmos, pronar i të cilit ka qenë oponent i tyre politik, Fiat Canoski, vetëm për shkak se kryetari i PAE-së e ka ndërprerë koalicionin me OBRM-PDUKM-në. Ata i kanë keqpërdorur institucionet e pushtetit qendror dhe lokal”, PSP.

Canoski pohon se objekti ka qenë i ndërtuar në mënyrë ligjore.
“Ishin ndërtuar tre garazhe, kemi edhe video-incizime, kemi edhe projekt dhe objekti nuk ësht  as një milimetër më shumë se sa në librin ndërtimorë. Edhe kur e rrënuan, shihet se ka pasur tre garazhe nëntokësore, e jo dy siç pohojnë ata”, tha Canovski.

Në një prej seancave të mëparshme, Canoski paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim prej 55 milionë eurove, aq sa e ka vlerësuar humbjen e tij nga rrënimi i kompleksit afarist./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori