LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohen me procedura etike prokurorët shqiptarë që dolën kundër rikualifikimit të rastit të Almirit

Kërcënohen me procedura etike prokurorët shqiptarë që dolën kundër rikualifikimit të rastit të Almirit

Prokurori Publik, Lubomir Joveski paralajmëroi masa disciplinore ndaj prokurorëve shqiptarë të cilët e quajtën si të paligjshme veprën e rikualifikuar të vrasjes së Almirit.

Në një kumtesë publike dërguar mediave, Joveski ka kundërshtuar të gjithë pohimet e prokurorëve dhe ju tha se vendimi është marrë bazuar në ligj dhe prova. Joveski tha se nuk do të lejojë që prokurorët ta prishin imazhin e Prokurorisë Themelore që me mish e shpirtë po mundohet ta rregullojë. Joveski e ka vlerësuar veprimin e prokurorëve si joprofesional dhe cënim për funksionin e prokurorit me çka është shkelur edhe Kodi Etik i prokurorëve.


“Veprimi i tyre vë në pikëpyetje pavarësinë, paanshmërinë, lojalitetin dhe dinjitetin e prokurorit publik, pasi që veprimi i tyre është nxitur nga arsye të tjera që nuk lidhen me funksionin e prokurorit. Prandaj, veprimin e tyre do ta diskutojmë në kolegium të Prokurorisë dhe do të kërkojmë që të bëhet vlerësim i sjelljes së tyre në Këshillin Etik të prokurorëve”, ka thënë Joveski në letër.

Prokurorët shqiptarë: Janë shkelur dispozitat themelore të Ligjit për prokurori publike në rastin e Almirit (Dokument)
Lexo po ashtu Prokurorët shqiptarë: Janë shkelur dispozitat themelore të Ligjit për prokurori publike në rastin e Almirit (Dokument)

Joveski kujtoi se prokurorët nuk duhet të bien pre e vlerësimeve subjektive ose presionit të opinionit dhe politikës dhe se ligji vlen për të gjithë në mënyrë të njëjtë, pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Prokurori Publik tha se rikualifkimi është i ligjshëm dhe duhet të mbetet i tillë./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori