Banka Popullore me zvogëlimin e bono thesareve dëshiron ta gjallërojë ekonominë e ngecur vendore. Ky është qëndrimi i një pjese të ekspertëve ekonomik, pas vendimit të djeshëm të BPM-së që të ulë normën e interesit të bono thesareve nga 3.25% në 3%. Ata thonë se nxitja e këtillë ka për qëllim që ekonomia të mos ngec edhe më shumë.
”Ulja e normës së interesit vjen në periudhë kur ekonomia është në stagnim, e pamë rritjen e vitit të kaluar, ishte 0 për qind, por edhe në këtë periudhë në fillim të vitit shohim se nuk kemi ndonjë impuls serioz për ekonominë. Nga ana tjetër, ka likuiditet shumë të lartë në sistemin bankar, do të thotë nuk jepen shumë kredi ndonëse ato në ekonomi kanë rritje të vogël, por banka Qendrore vlerëson se kësaj i duhet nxitje shtesë” – vlerëson profesori universitar Marjan Petreski.
Nga Shoqata e bankierëve pranë Odës Ekonomike thonë se në kuadër të politikave të tyre të biznesit gjithmonë i ndjekin sinjalet e politikës monetare të BPM-së. Prej atje pranojnë se ndonëse bankat kanë mjete të mjaftueshme, vitin e kaluar kërkesa për kredi për ndërmarrjet ka qenë e dobët. Për t’u rritur kreditimi, nga Shoqata kërkojnë projekte më të mira.
”Kompanitë duhet të dorëzojnë projekte të qëndrueshme, stabile dhe profitabile. Kuptohet, si nga kompanitë ashtu edhe nga bankat, perceptimi për nivelin e rreziqeve në ekonomi dhe mjedisin e përgjithshëm, duhet të ndryshojnë në drejtim pozitiv. Kjo me qëllim që edhe njëri edhe tjetri, të munden të ndërmarrin aktivitete afariste duke besuar në perspektiva dhe qëndrueshmërinë e bizneseve” – thonë nga Shoqata e Bankierëve
Nga BPM thonë se për tremujorin e parë të këtij viti, të dhënat tregojnë përmirësim të gjendjes në industri dhe tregti, e kjo është sinjal i përmirësimit të ekonomisë së vendit. Inflacioni është pak më i ulët sesa projeksionet. Ndryshe, norma e interesit e bono thesareve është bazë sipas të cilës llogariten të gjitha normat tjera të interesit të kredive dhe kursimeve në bankat vendore. Derisa në BE dhe SHBA ashpërsohen kushtet për kredi, Maqedonia dëshiron t’i lehtësojë, ndonëse në periudhën e fundit ka historikisht normë më të ulët të interesit. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze