Kushtet në të cilat organizohet procesi mësimor nga njëra anë dhe në anën tjetër cilësia e shkollimit janë dy komponentë pashmangshmërisht të lidhura njëra me tjetrën. Këtë e vërtetojnë edhe rezultatet që tregojnë nxënësit në përfundim të vitit shkollor apo edhe gjatë testimeve të ndryshme dhe ku shqiptarët janë çdoherë të pozicionuar më keq, shkruan gazeta KOHA. Në testimet ndërkombëtare të provimeve të matematikës dhe shkencave natyrore (TIMS) si për lëndën e matematikës ashtu edhe për lëndët e shkencave natyrore, analizat sipas gjuhës në të cilën është zhvilluar mësimi, kanë treguar se nxënësit e paraleleve shqipe kanë treguar rezultate më të dobëta.
Sipas një analize që ka bërë në këtë pikë MASH-i enkas me testimet e TIMS-it, rezulton që në provimet e lëndës së matematikës, nxënësit maqedonas kanë fituar 452 pikë, ndërsa nxënësit shqiptarë 375 pikë. Rrjedhimisht të parët janë renditur në vendin e 24, ndërsa të dytët në vendin e 39. Në shkenca – dallimi është gjithashtu evident. Nxënësit maqedonas kanë fituar 441 pikë ose vendin e 28, kurse nxënësit shqiptarë 342 pikë ose vendin e 41. Nota mesatare që kanë arritur të fitojnë nxënësit maqedonas është 3.32, ndërsa nxënësit shqiptarë 3.01. Një analizë e këtillë nuk është bërë për testet ndërkombëtare të PISA-s, ndërsa viteve të fundit nuk publikohen as ranglistat me emrat e shkollave sipas rezultateve që arrijnë nxënësit në provimet e maturës shtetërore. Por, për aq vite sa në fillim bëhej publike ajo listë, shkollat me mësim në gjuhën shqipe gjendeshin të renditura zakonisht nga vendet e fundit.
Prej vitesh është i njohur fakti se nxënësit shqiptarë mësojnë në kushte shumë herë më të vështira se nxënësit maqedonas, me shkolla të stërngarkuara, numër të madh të nxënësve në klasë dhe me më pak profesorë se maqedonasit. Në Kumanovë, për shembull, paralelet maqedonase të shkollave të mesme gjenden në objekteve e shkollave amë, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë nëpër objekte të improvizuara në hapësirat e ish-Kombinatit Industrial-Bujqësor, në ish-Universitetin e Punëtorëve apo në godinat e ish-Kazermës ushtarake.
Për paralelet e mesme të makinerisë, nxënësit maqedonas kanë laboratorë, sallat e makinerive për mësimin praktik, ndërsa të dytët vetëm shkumësin dhe dërrasën e zezë. Situata është thuajse identike për paralelet e mesme bujqësore në Likovë, të cilët nuk kanë një objekt të vetin dhe funksionojnë në kuadër të shkollës fillore “Dituria”. Paralelet e Zhitoshës, edhe pse janë pavarësuar nga gjimnazi i Kërçovës, sot e kësaj dite vuajnë mungesën e kompjuterëve. E thënë në formën më të butë, nxënësit e këtyre shkollave nuk kanë se ku të zhvillojnë orën e informatikës. Në Veles, sikurse dihet – ka mungesë të jashtëzakonshme të profesorëve për paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
Në Strugë, Tetovë, Gostivar dhe shumë shkolla të kryeqytetit numri i nxënësve shqiptarë në paralele dhe shkolla është tej mase i ngarkuar.
Përveç kësaj, nxënësve shqiptarë u mungojnë edhe tekstet shkollore, në kohën kur nxënësit maqedonas në mungesë të librave të rinj të pabotuar ende nga MASH-i, mund të shfrytëzojnë librat e vjetër (që më herët nuk kanë qenë përkthyer në gjuhën shqipe). Sakaq, librat e rinj të përkthyer edhe në gjuhën shqipe janë rëndomë me gabime të rënda përmbajtjesore. E gjithë kjo tablo kushtesh të disfavorshme për nxënësit shqiptarë, duke nis nga mungesa e kushteve hapësinore, librave dhe pajisjeve të tjera për shkollim profesional për të vazhduar me mbingarkesën e paraleleve dhe shkollave, është përgjigja më e mirë për shumë pikëpyetje që mund të hapen rreth cilësisë më të ulët të shkollimit në gjuhën shqipe krahasuar me cilësinë e shkollimit në gjuhën maqedonase
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e dhëndrit, dëshmitari rrëfen se si u detyrua të kthejë veturën nën kërcënimin e armës
Mickoski: Është finalizuar marrëveshja për kredinë hungareze të dedikuar për kompanitë
Toka shqiptare ideale për kanabis, ekspertët: 40% e fondit bujqësor, e përshtatshme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë