Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nëpërmjet një reagimi publik lidhur me skandalin e “mishit belg” ka thënë se ka ekspozuar shumë qartë rrezikun e vazhdueshëm nga prodhimet që shiten në Kosovë, por për shkak të preokupimeve me temat e “rëndësishme” politike, ende nuk po e merr vëmendjen e duhur institucionale dhe kërkon që kjo çështje urgjentisht të trajtohet në Qeveri dhe Parlament.
“Oda Ekonomike e Kosovës, apelon që kjo çështje urgjentisht të trajtohet në Qeveri dhe Parlament, si dhe përmes dialogut publiko-privat. Shoqëria kosovare viteve të fundit është mbizotëruar nga temat politike të cilat janë për konsum ditor të politikanëve dhe nuk kanë sjell asnjë dobi në mirëqenien e përgjithshme në vend. Është koha e fundit që vendimmarrësit të angazhohen për mirëqenien e qytetarëve, duke aprovuar ligje dhe zbatuar politika që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thotë OEK në një njoftim, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, Oda Ekonomike thotë se Kosova që nga paslufta ka pasur tregti me produkte pa asnjë standard, me cilësi të dyshimtë dhe përdorim të metodave joligjore në dëm të konkurrencës në treg dhe së këto çështje janë adresuar vetëm në mënyrë sporadike.
“Shumica e vendeve të BE-së, por edhe BE si treg unik, ndër prioritet kryesor të politikave të tyre e kanë sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konkurrencës të lirë në treg dhe këtë e trajtojnë edhe si pjesë të sigurisë së tyre nacionale. Në Kosovë 19 vite të pasluftës kanë dëshmuar që hapja e tregut për shumë institucione dhe biznese, nënkupton edhe tregti me produkte pa asnjë standard, me cilësi të dyshimtë dhe përdorim të metodave joligjore në dëm të konkurrencës në treg. Këto çështje janë adresuar vetëm në mënyrë sporadike, pra vetëm kur janë zbuluar në raste të caktuara, por asnjëherë nuk ka ekzistuar një veprim i koordinuar që garanton që ajo që e konsumojmë është e sigurt dhe për të gjithë pjesëmarrësit në treg ‘rregullat e lojës’ janë të njëjta”, thotë tutje OEK.
Në fund, OEK e mirëpret bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset në zbatimin e të gjitha veprimeve (të lartcekura) dhe në të njëjtën kohë zotohet për një angazhim të vazhdueshëm në promovimin e vlerave të sektorit privat dhe luftimin e praktikave jo-etike dhe të paligjshme të të bërit biznes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova