Nuk është sekret se disa meshkuj i kanë pikë të dobët emocionet e tyre.
Një studim i ri, i publikuar në revistën ‘Translational Psychiatry’, mund t’i shfajësojë femrat të cilat ndonjëherë ndihen sikurse të dashurit e tyre nuk po i kuptojnë ato, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Kembrixhit, ka konfirmuar se meshkujt vërtet janë më pak emocionalë sesa femrat.
Ndjeshmëria është aftësia për t’i kuptuar gjërat të cilat njerëzit tjerë janë duke i ndjerë apo përjetuar.
Dhe, pavarësisht hulumtimeve me vite të tëra, arsyet shkencore se përse disa njerëz janë më të pandjeshëm dhe më pak emocionalë sesa tjerët mbeten të panjohura.
P.sh., për hulumtimin në fjalë, hulumtuesit kishin analizuar se mos fajtor për këtë është gjenetika. Për ta bërë këtë, ata kishin analizuar ADN-në e përafërsisht 47,000 njerëzve për të zbuluar lidhje të mundshme mes asaj se sa mirë kishin performuar në një test të ndjeshmërisë dhe variacionet gjenetike.
Ndonëse hulumtuesit kishin zbuluar se femrat kishin shënuar mesatarisht dhjetë pikë më shumë sesa meshkujt në testin e ndjeshmërisë apo emocioneve, ata nuk kishin gjetur ndonjë bazë gjenetike për këto dallime.
“Pikët më të larta të mundshme në test të inteligjencës emocionale janë 80. Ne kemi parë se, mesatarisht, meshkujt kanë arritur 40 pikë, ndërkaq femrat mesatarisht 50 pikë”, kanë thënë shkencëtarët.
Sipas tyre, ende mbetet i paqartë fakti se përse meshkujt janë më pak emocionalë sesa femrat.
Duket se në aspektin e emocioneve, meshkujt dhe femrat janë nga planetë të ndryshëm, dhe as shkencëtarët nuk dinë të na tregojnë përse! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'