Mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar punë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2017. Pjesa dërmuese e të papunëve janë të rinj, ndërsa mbi 7 mijë janë femra. Shumë prej tyre kanë edhe kualifikime superiore të nivelit bachelor dhe master.
Kreshnik Okollari është një nga punëkërkuesit, i cili megjithëse është në përfundim të studimeve në nivelin master, nuk po arrin të punësohet.
Në një prononcim për Radio Kosovën, Okollari thotë se është duke kërkuar punë por, sipas tij, me profesionin që ka është pak e vështirë të bëjë zgjidhje.
“Politologjia apo politikologët aktivitet ose punë përveç institucioneve relevante nuk kanë ku me gjet punë tjetër kund, apo mund të jenë si shërbyes civilë apo shërbyes politikë, përkatësisht si këshilltarë politikë. Realisht ka shumë aplikacione që i kemi dërguar, por deri tash asnjëri nuk është që na ka pranuar”, tha ai.
Të njëjtën problem e ka edhe Diellza Llugaliu, e cila është studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Ajo thotë se për punësim në profesion as që ka kërkuar, pasi, sipas saj, pa përvojë nuk mund të pretë për vend pune, por shton se synimin e ka që të punësohet diku si arkëtare nëpër qendra tregtare, në mënyrë që t’i mbulojë shpenzimet e studimit.
“Jam e papunë. Po kërkoj punë. Jam në studime dhe duhet përmbush nevojat studimore. Jam në juridik në Universitetin e Prishtinës, punë për momentin diçka jo që ka të bëjë me profesion tim, pasi që nuk pranojnë dhe kërkojnë përvojë pune, gjë që s’e kam. Kërkoj diçka nëpër markete. Kështu kam aplikuar por nuk më kanë thirr as në intervistë, as kurrgjë, po pres tash”, tha ajo.
Por, si Diellëza dhe Kreshniku vetëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë të regjistruar mbi 15 mijë veta, me kualifikime dhe profesione të ndryshme.
Në një përgjigje përmes postës elektronike zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se gjatë vitit 2017 janë regjistruar 15 mijë e 315 punëkërkues, prej të cilëve 7 mijë e 640 të gjinisë femërore dhe 7 mijë e 675 të gjinisë mashkullore.
Sipas statistikave të kësaj ministrie, kualifikimet dhe profesionet e punëkërkuesve janë nga më të ndryshmet.
Prej tyre, 128 punëkërkues kanë diplomë universitare në nivelin master, 2 mijë e 128 me diplomë në nivelin bachelor, mbi 2 mijë me shkollim të mesëm në fushën e gjimnazeve dhe mbi 4 mijë me arsimin profesional.
Prej numrit të përgjithshëm të punëkërkuesve më shumë se 2 mijë e 500 janë të pakualifikuar. /Radio Kosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3