LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Tetë vjet më kanë linçuar e persekutuar pa asnjë provë

Limaj: Tetë vjet më kanë linçuar e persekutuar pa asnjë provë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është ndjekur politikisht për shumë vite, pa prova.

“Janë mbi 30 gjyqtarë të cilët e kanë shikuar jetën time të luftës dhe të pasluftës. Nuk ka pasur asnjë provë. Më kanë linçuar dhe tetë vjet persekutim, rrënim, sulm ndaj personalitetit tim dhe në fund pas tetë vite asnjë gjë nuk vërtetohet”, ka thënë ai në RTK.

“Le të shërbejnë këto raste që të piqet drejtësia në Kosovë. Le të ndiqen provat dhe faktet. Të hulumtohen mirë dyshimet dhe mos të përndiqen njerëzit”, ka thënë Limaj.


Më tutje, ai ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga politika pavarësisht, siç ka thënë ai, përndjekjes që i është bërë.

Ai ka shtuar se nga politika largohet vetëm atëherë kur qytetarët nuk e mbështesin me votë.

“Jam kanë i bindur në çdo hap dhe krenar më gjithë kaluarën time të pasluftës. I kam shërbyer vendit sa kam ditë e sa kam mundur në çdo rrethanë. Ka gabuar kushdo që e ka menduar dorëzimin tim. Për të drejtën time unë luftoj dhe angazhohem. Le të shërbeje rasti im të mos dëmtohen njerëzit. Jeta ime ka qenë një jetë brenda ligjit dhe në shërbim të vendit”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se Kosova ka nevojë për politikanë që e mbajnë fjalën.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin te “Pallati i Rinisë”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori